Strehoi te semurin ne azil , sherbimi social kerkon largimin e drejtorit! – Stop
KLIPET

Strehoi te semurin ne azil , sherbimi social kerkon largimin e drejtorit!

Në 18 shtator të 2020-ës, emisioni Stop trasmetoi rastin e një 46 vjecari me probleme mendore, që jetonte i vetëm e në kushte të vështira në Kavajë.Naim Stërniqi, një i afërm i tij, i ishte drejtuar redaksisë sonë, për të kërkuar një zgjidhje për kushëririn Arben Haxhiaj.Të afërmit kërkuan sistemim në Shtëpinë e të moshuarve Kavajë, por në këtë institucion kufiri moshor është 60 vjec.Pas apelit në “Stop” reagoi drejtori i “Shtëpisë së të Moshuarve “ Kavajë, Neritan Bajaziti. Ai tha, se do të merrej me dokumentacionin, për ta strehuar në këtë institucion. Pas miratimit në mbledhjen e këshillit Bashkiak Kavajë dhe pas gjithë procedurës së dokumentacionit të kontrollit shëndetsor, drejtori Bajaziti, bashkë me gazetaren e “Stop”, e morën Arbenin nga banesa e tij dhe e shoqëruan në Shtëpinë e të Moshuarve.Por pas këtij momenti, drejtori i institutucionit, Neritan Bajaziti, tregon, se ka marrë një propozim për largim nga detyra nga ana e Shërbimit Social Shtetëror.Bajaziti thotë, se i ka ardhur një grup monitorimi nga Shërbimi Social Shtetëror, i cili ka pretenduar shkelje të masave anticovid, gjë që nuk është e vërtetë.Gazetarja komunikon me drejtoreshën e shërbimit social, Luneda Sufali, e cila thotë, se kontrolli është bërë para dy muajsh. Por nëndrejtoresha thotë, se kontrolli është bërë në 9 shtator. Sipas drejtueseve të këtij institucioni, nëse do të ketë pasakatësi, do të mbajë përgjegjësi grupi i kontrollit.Nga ana tjetër Guxim Kola, nënkryetari i bashkisë Kavajë, shprehet se, bashkia e hedh poshtë këtë propozim, pasi monitorimi në Shtëpinë e të Moshuarve para, gjatë dhe pas pandemisë, ka rezultuar në rregull.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *