Para disa ditësh transmetuam problematikën e qendrave shëndetsore në kryeqytet. Një infermiere denoncoi, faktin se ajo dhe një kolege tjetër janë përzgjedhur për t’u bërë injeksionet në shtëpi pacientëve me korona virus. Por personeli shëndetësor nuk ka pajisje mbrojtëse. Përvec dorezave,që ua jep qendra, maskat i blejnë vetë. Ndërsa për veshjet speciale mbrojtëse, as që bëhet fjalë. Gazetarja e “Stop” bëri një vëzhgim në qendrat shëndetsore dhe me kamera të fshehtë, personeli shëndetsor pranoi, se nuk ka maska, doreza dhe veshje mbrojtëse. Pas këtij transmetimi i menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mirëqënies Sociale, duke cuar veshje e pajisje anti covid në qendrat shëndetsore.Dy infermiere falenderojnë emisionin Stop për këtë zgjidhje, duke treguar edhe me video, se tashmë janë furnizuar me pajisjet e domosdoshme mbrojtëse.
- +355 67 220 8888
- [email protected]