Stop-Vore/ Denoncuesi me te cara ne koke e brinje te thyera, dhunuesit te lire.(28.05.2019) – Stop
KLIPET

Stop-Vore/ Denoncuesi me te cara ne koke e brinje te thyera, dhunuesit te lire.(28.05.2019)


Një ngjarje e dhunshme e tipit western, ka ndodhur pak ditë më parë në Vorë.Në datën 8 maj, një grup prej 10 personash ka goditur qytetarin Alfred Cuko, duke i shkaktuar 3 carje në kokë dhe dy brinjë të thyera.Arsyeja duke qesharake, pasi djemtë i janë drejtuar me fjalët: mos kalo nga lagjia ime! Dy persona nga grupi i dhunshëm, janë identifikuar dhe denoncuar nga Alfredi, por megjithatë, ata enden të lirë.Në komisariatin e Vorës, na thonë, se OPGJ-ja Arian Mara nuk ndodhet.Shefi i Komisariatit, Agron Dosti na thotë, që materialialet i kanë kaluar Prokurorisë, por më shumë duhet të sqarojë zëdhenësja. Kjo e fundit, Julia Shota, është emëruar ditët e fundit dhe nuk është në dijeni të rastit. Nga ana tjetër, vetë qytetari i dhunuar, interesohet edhe tek Prokuroria, por e përcjellin sërish pa përgjigje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *