Stop/ Vetevrasja e Bilbil Hasanit te 313-ta, 19 shoqata kërkojne reagim për gjyqtaret.

Plot 19 shoqata te shoqerise civile kane reaguar pas transmetimit tw rastit te trajtuar ne Stop, te vetevrasjes nw ambientet e paraburgimit 313, te shtetasit Bilbil Hasani,i cili vuante nga skizofrenia.Inspektorit te Larte i Drejtesise, prokurorit te pergjithshem, kryetareve e KLGJ e KLP, u kërkohet, të nisin verifikimin dhe procedimin disiplinor ndaj gjyqtarwve e prokurorwve për praktikën e masës së sigurimit ndaj të ndjerit Bilbil Hasani. Në materialin voluminoz shoqatat shpjegojnë në mënyrë të detajuar shkeljet në këtë rast dhe bazën ligjore, ku referohen. Caktimi i masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ mund të shmangej ndaj tw ndjerit dhe të zbatoheshin alternativa më të lehta, -thuhet në reagimin e shoqatave. Përveç se nuk ka kryer një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, izolimi i këtij shtetasi të diagnostikuar me çrregullime të shëndetit mendor në paraburgim, solli pasoja tragjike në jetën e tij. Mbrojtësi i të ndjerit u caktua në mënyrë të parregullt nga ana e trupës gjyqësore të apelit, dhe cënoi efikasitetin e mbrojtjes ligjore.

Të Fundit