Stop-Vetevrasja e Bilbil Hasanit te 313-t, 19 shoqata kerkojne reagim per gjyqtaret! (30 mars 2020)

Plot 19 shoqata të shoqësisë civile kanë reaguar pas transmetimit të rastit të trajtuar në Stop, të vetëvrasjes në ambientet e paraburgimit 313, të shtetasit Bilbil Hasani,i cili vuante nga skizofrenia.Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, prokurorit të përgjithshëm, kryetarëve e KLGJ e KLP, u kërkohet, të nisin verifikimin dhe procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve për praktikën e masës së sigurimit ndaj të ndjerit Bilbil Hasani. Në materialin voluminoz shoqatat shpjegojnë në mënyrë të detajuar shkeljet në këtë rast dhe bazën ligjore, ku referohen. Caktimi i masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ mund të shmangej ndaj të ndjerit dhe të zbatoheshin alternativa më të lehta, -thuhet në reagimin e shoqatave. Përveç se nuk ka kryer një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, izolimi i këtij shtetasi të diagnostikuar me çrregullime të shëndetit mendor në paraburgim, solli pasoja tragjike në jetën e tij. Mbrojtësi i të ndjerit u caktua në mënyrë të parregullt nga ana e trupës gjyqësore të apelit, dhe cënoi efikasitetin e mbrojtjes ligjore.

Të Fundit