Stop -Tirane/ protestues tek Astiri, perfundon me krahun ne allci nga dhuna e policise.(24 dhjetor 2019)

Ermal Maloku, i cili jeton në Kombinat, tregon, se në 8 maj 2019 mori pjesë në një protestë me banorët e Astirit.Pai ka përfunduar protesta dhe po shkonte në shtëpi, Ermali thotë, se e kanë dhunuar 8 civilë, që e goditën dhe e dëmtuan krahun dhe më pas e cuan në komisaritatin numër 3. Të nesërmen ka bërë ekzaminimet te trauma dhe i kanë futur krahun në allci për 26 ditë, kohë pas të cilës, e ka hequr vetë, pasi ishte marrë masa e arrestit shtëpiak.Prokuroria nuk pranon, që Ermali është dhunuar, por mjeku ortoped, Dion Riza, shpjegon, se ai ka patur krisje në brrylin e majtë, që është e dhimbshme dhe i kufizon lëvizjen e krahut.Prokuroria po heton ende për protestën e 8 majit dhe aktin aktin e Erma,it, që dogji një gomë, por përsa i përket dhunës, nuk ka asnjë zhvillim. Clirim Gjata jurist, thotë, se protesta është e drejtë qytetare dhe sic po hetohet për sjelljen e Ermalit në protestë, po ashtu duhet të merrej kallzimi i tij për dhunë nga policia.

Të Fundit