Stop – Skandali/Shtetasi sirian rremben femijen, prokuroria e policia ne gjume! (16 shtator 2019)

Xhilda Leka, një e re nga Tirana, tregon në “Stop”, se ish partneri i saj sirian, i ka rrëmbyer të birin 3 vjecar, Omarin.Ajo tregon, se ka bashkëjetuar 4 vjet me babain e fëmijës në Libi e Turqi, vite gjatë të cilëve, ai e ka dhunuar e detyruar të mbulohej me shami.Nga kjo situatë u ndanë lehtësisht, pasi nuk kishin bërë celebrim.Por në muajin gusht të këtij viti, babi kërkon të rrijë dy javë me të birin e nuk e kthen më kurrë. Ai kërcënon cdo ditë Xhildën, se nuk ka për ta parë më fëmijën, pasi ai nuk do t’ia kthejë kurrë.Xhilda dhe babi i saj, Viktor Leka, bënë denoncim në komisariatin numër 6, ngaku cështja kaloi në komisariatin numër 2, por asnjë rezultat. Në prokurori, shumica e prokurorëve ka qenë me leje dhe shorti është hedhur vetëm në 13 shkurt dhe i është besuar prokurorit Leonard Filopati.

Të Fundit