Stop – Skandali i liceut te Fierit/ Dalin mesazhet hot te mesuesit me nxenesen! (25 shkurt 2020) – Stop
KAMERA E FSHEHTE

Stop – Skandali i liceut te Fierit/ Dalin mesazhet hot te mesuesit me nxenesen! (25 shkurt 2020)


Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike të Fierit, nuk duket të ketë qenë një rast i izoluar.Agron Bego, i vetëquajturi Zhigolo i liceut, ka patur kolegë e bashkëpunëtorë në bëmat e tij. Emisionit “Stop” ka zbardhur sonte një tjetër histori me sfond seksual, që është zhvilluar brenda kësaj shkolle mes një tjetër mësuesi, Vasil Niko dhe një nxënëseje në moshë të mitur.Sikur të mos mjaftonte historia aspak etike, në mesazhet e publikuara del në pah, sesi mësuesit kishin dijeni për historitë intime të njëri-tjetrit, madje i prezantonin vajza njëri-tjetrit. Në mesazhe del sërish emri i profesor Agronit, por edhe i një mësueseje tjetër, që e dinte situatën brenda shkollës. Por gjithcka duket se është mbuluar më së miri nga një rrjet nepotizmi, që funksionon në shkollë, ku të gjithë janë familjarë e të afërm me njëri-tjetrin. Në këtë situatë ministrja e arsimit Besa Shahini i është përveshur medias për publimin e skandalit, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi për atë që ndodh në shkollat tona.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *