Stop – Pogradec/ Mbyll biznesin, por e nxjerrin borxhli: Leket nuk do i marresh kurre! (6 mars 2020)

Jemi ndalur në Pogradec, për një problem të qytetarit Avni Lushka. Ai ka patur një biznes, por në aplikimin e tij për cregjistrim, ka dalë kreditor në tatimet e Korcës. Nisi aplikimin dhe brenda afatit 45 ditor, iu kthye përgjigje nga QKB, e Tiranës, se cregjistrimi ishte kryer, por në Korcë ai figuronte kreditor me një shumë prej 9.300 lekësh. Avniu thotë, se në bisedime me Tatimet e Korcës, i është thënë, se duhet të bëjë një kërkesë, që heq dorë nga këto lekë, në mënyrë, që t’i mbyllin biznesin. Ai thotë, se nuk ka firmosur, pasi i duket e padrejtë.Në drejtorinë e tatimeve në Korcë, i thonë, të pranojë, që të mos marrë paratë, pasi në fakt nuk do t’i marrë ndonjëherë e do të mbetet në sistem.Por gazetarja e emisionit “Stop” takon drejtorin dhe ai i premton, që qytetari Avni Lushka do të marrë mbrapsht 93 mijë lekët, që i takojnë në kohën më të shpejtë të mundshme.

Të Fundit