Stop – Pas shtepise se re, Stop ndihmon serish familjen Ndoja ne Barbullush! (6 mars 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Pas shtepise se re, Stop ndihmon serish familjen Ndoja ne Barbullush! (6 mars 2020)

Më 27 nëntor të 2019-ës, emisioni Stop transmetoi rastin e familjes Ndoja, të cilën “Stop” e “Shqiptarët për shqiptarët” e bënë me shtëpi të re. Lindita Ndoja, me banim në Barbullush, është nënë e 5 fëmijëve dhe djalin e madh e ka cuar në Francë për azil, për t’u kuruar, pasi e ka të sëmurë. Tokën dhe shtëpinë ia kishte falur dhe ndërtuar kisha. Për fat të keq shtëpinë e re, të parën, e gëzuan vetëm 8 muaj, pasi në muajin tetor, gjithcka iu shkrumbua.Por në kohë rekord asaj iu bë një tjetër shtëpi.Sot pas 3 muajsh kemi shkuar sërish në familjen Ndoja, për t’i cuar disa ndihma: ushqime nga “Qendra Sportive Klaudi Papini”në Itali, produkte higjeno-sanitare nga Shoqata suedeze “Liria”, veshje dhe para nga Kristiana Shehu.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *