Stop-Përplasja institucionale lë në port pajisjet mjekësore për spitalin! (24.01.2019)

Projekti ndërkombëtar “Cure” që operon në fushën e shëndetit, ka sjellë një kontenier me ndihma në pajisje spitalore për spitalin e Kavajës, duke vijuar më pas me të tjerë spitale rajonal.Që nga 10 janari kontenieri ndodhet në Portin e Durrësit, pasi kërkohet pagesa e TVSH-së për zhdoganimin e pajisjeve në fjalë.Ministria e Shëndetësisë pretendon, se këto pajisje janë të përjashtuara nga pagesa e TVSH-së, por drejtoria e doganave nuk ka këtë interpretim.Si përfundim pas disa ditësh do të celet fondi i vitit 2019 për spitalin e Kavajës dhe ky i fundit do të mund të paguajë vlerën e TVSH-së për zhdoganimin e donacionit.

Të Fundit