Stop-Pajtime Fetahu u kap me presh në dorë dhe pretendon për prishje imazhi.(26 dhjetor 2018) – Stop
KLIPET

Stop-Pajtime Fetahu u kap me presh në dorë dhe pretendon për prishje imazhi.(26 dhjetor 2018)


Në 31 janar 2017, rreth 2 vjet më parë, emisioni “Stop” transmetoi rastin e korrupsionit në gjykatën e Elbasanit.Më zë dhe figurë, u pa, sesi gjyqtarja Pajtime Fetahu, liroi nga burgu qytetarin Kristjan Leka, pasi sekseri mori 2 000 euro nën dorë, për të kryer këtë punë.Zonja Fetahu investohet të lirojë personin në fjalë, duke e rregulluar edhe me prokuroren. Por pavarësisht videos dhe pezullimit, që i bëri KLD-ja pas transmetimit, gjyqtarja Pajtime Fetahu arrin të kthehet në detyrë dhe sot ka paditur emisionin “Stop”,për dëmtim të imazhit të saj. Në fakt ishin sekserët, që morën para në emër të saj dhe akti i lirimit të Kristjan Lekës, akuza më e fortë dhe flagrante ndaj gjyqtares.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *