Stop- Mijëra euro për kalim ilegal të kufirit.

Fatjon Imamaj denoncon në “Stop”, mënyrën sesi u mashtrua vëllai i tij nga një sekser, i cili i premtoi, se do ta ndihmonte të kalonte ilegalisht kufirin nga porti i Vlorës. Fatura e bashkëpunimit polic, opgj, prokuror dhe avokat i shkoi 4000 euro.Pasi Meteli Imamaj, cështja shkoi në Prokurori dhe Meteliu ndenji 4 ditë në paraburgim. Fillimisht i pagoi 500 euro sekserit dhe 1000 avokatit, pasi gjysmat do të shkonin për prokurorin e cështjes. Një milionë lekë ishte gjoba nga shteti për kalim të paligjshëm të kufirit.Fatjoni tregon, se u detyrua, që skemën e korrupsionit, ta zbardhë përmes emisionit “Stop”, pasi policia dhe prokuroria e Vlorës, nuk po bëjnë asgjë lidhur me denoncimin e tij. Përmes kameras së fshehtë, avokati pranon, se paratë janë marrë për prokurorin, ndaj nuk mund të lëshojë as kupon tatimor.

Të Fundit