Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka prekur një tematikë mjaft delikate, atë të largimit të shqiptarëve nga vendi.
Kreu i Shtetit ka shpërndarë një anketë të ‘Monitor.al’, e cila tregon se 285 mijë planifikojnë të ikin nga Shqipëria, pra 40% e totalit të tyre. Meta shprehet se ndalimi i këtij fenomeni është sfida më e madhe, teksa shton se duhet të ketë një reflektim urgjent mbi këtë çështje.
“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”, shkruan presidenti në postimin e tij.