Të rinjtë duan të emigrojnë, Shqipëria e dyta në listë. Cilat janë shtetet më të preferuara?

Sipas një anketë të fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim.

26 % kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani , 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera. Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojmë zëmë rekord, me 40% të të rinjve që preferojnë të largohen nga vendi.

Migrimi ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend. Ky fenomen është shumë agresiv në Shqipëri dhe Mali i Zi, ndërsa në Bullgari dhe Maqedoni, të rinjtë e shkolluar kanë më pak prirje të emigrojnë.

Të rinjtë me prindër me nivel të ulët arsimor dhe ekonomik janë më shumë të prirur të largohen dhe gjithashtu të rinjtë që banojnë në zonat rurale kanë më shumë tendenca të largohen.

Të Fundit