Stop – Martin-Levan/ hajdutet vjedhin lopet naten, banoret bejne roje, policia fle! (31 maj 2019)

Banorët e fshatit Martin në Njësinë Admnistrative Levan Fier, ankohen në “Stop” për vjedhjen e shtëpive dhe lopëve gjatë mesit të muajit maj. Ata thonë, se kanë bërë denoncime, por asgjë nuk është zgjidhur. Në këto kushte, detyrohen të bëjnë rojë në shtëpitë e tyre, apo të flenë me rradhë. Disa nga banorët thonë, se janë detyruar t’i shesin lopët “për 5 aspra”, vetëm, që të mos bien pre e vjedhjeve. Gazetarja iu drejtua të plotfuqishmit të zonës, i cili u cua nga kafja e ia mbathi vrapit.Nga ana tjetër,zëdhënsëja e policisë së Fierit dhe shefi i krimeve thonë, se i kanë marrë masat dhe po presin të kapin autorët…?!

Të Fundit