Stop – Lac/ Gabimi i gjendjes civile le pa shkolle te riun! (18 tetor 2019)

Margarita Doci, tregon në “Stop”, se ka ardhur nga Greqia në qytetin e Lacit, pasi gjendja civile ka bërë një gabim në ditëlindjen e djalit të saj.I biri ka lindur në Greqi në vitin 2001. Kur ka ardhur pas dy vjetësh për ta regjistruar në Lac, datën e lindjes ia kanë regjistruar gabim.Një gjë të tillë, thotë, Margarita, as që e kishin vënë re, deri kur pati përplasje dokumentacioni në Greqi. Që djali të vazhdojë shkollën, duhet të bëhet ndryshimi në Shqipëri. Procesi gjyqësor kërkon, që të bëhet ndryshimi, por ky vendim është apeluar nga Gjendja civile e Lacit në vitin 2018 dhe akoma nuk është marrë një vendim.Margarita thotë, se djali i saj po e vuan shumë psikologjikisht, pasi nga ky gabim, nuk ndjek dot shkollën.Sipas gjendjes civile të Lacit, procesi gjyqësor është zhvilluar gabim, pasi duhet të ishte paditur edhe zyra e arkivës në Lac, ku ndodhet akti i lindjes gabim.Në Gjykatën Administrative të Apelit, gjykatesja kishte në dorë dosjet e vitit 2016, ndërkohëqë për dosjen e Margaritës, që i përket vitit 2018, do të duhet një kohë e gjatë.

Të Fundit