Stop – Lac/ Banoret ne qiell te hapur pas termetit, Stop sjell ekspertet per vleresim.(18 dhjetor 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Lac/ Banoret ne qiell te hapur pas termetit, Stop sjell ekspertet per vleresim.(18 dhjetor 2019)

12 familje në lagjen numër 3, pallati 47 në Lac, ende nuk e dinë, nëse pallati i tyre është i banueshëm apo jo. Inspektimet e bëra nuk kanë lënë asnjë shënim, ndërsa prej 3 javësh, banorët po e kalojnë natën nëpër makina ose në kioska. Ata kërkojnë një përgjigje përfundimtare, nëse janë të rrezikuar. Në bashkinë e Kurbinit na thanë se grupet e verifikimit janë në terren për banesat e dëmtuara dhe grafikun për këtë, e marrin nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile e Lezhës.Në këtë strukturë, koordinatori Etjen Xhafaj iu përgjigj menjëherë thirrjes sonë dhe coi grupin e verifikimit. Pas ekspertizës në terren pallati numër 47 doli i pabanueshëm dhe banorët do të trajtohen me bonus qiraje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *