Stop-Korcë/ Konflikti mes policeve zbulon skandalin e emerimit problematik.(02.07.2019)

Artur Ibo, efektiv policie prej 20 vjetësh, tregon sesi u konfliktua me shefin e tij Erion Merkuri, para 3 vjetësh. Përplasja degradoi në konflikt fizik. Pas konfliktit shefi, Erion Merkuri, bën një denoncim për kolegun e vet, që u hetua nga prokurori Edmond Shytka, i cili vendosi ta dënojë me 2 milionë lekë gjobë Arturin për këtë ngjarje.Por Artur Ibo ka mësuar, se shefi i tij ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor,madje është kuruar e trajtuar me kemp për këtë. “Stop” verifikoi, se Erion Merkuri hoqi dorë nga kempi, se do fillonte punë në polici, ku u emërua edhe shef.Me diagnozën e tij, Erioni nuk mund të bëjë punë të plotë, ca më pak drejtues policie.

Të Fundit