Stop -EMISIONI 217 (SEZONI 4) 2 korrik 2019-Korcë/ Konflikti mes policëve zbulon skandalin e emërimit problematik.

Artur Ibo, efektiv policie prej 20 vjetësh, tregon sesi u konfliktua me shefin e tij Erion Merkuri, para 3 vjetësh. Përplasja degradoi në konflikt fizik. Pas konfliktit shefi, Erion Merkuri, bën një denoncim për kolegun e vet, që u hetua nga prokurori Edmond Shytka, i cili vendosi ta dënojë me 2 milionë lekë gjobë Arturin për këtë ngjarje.Por Artur Ibo ka mësuar, se shefi i tij ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor,madje është kuruar e trajtuar me kemp për këtë. “Stop” verifikoi, se Erion Merkuri hoqi dorë nga kempi, se do fillonte punë në polici, ku u emërua edhe shef.Me diagnozën e tij, Erioni nuk mund të bëjë punë të plotë, ca më pak drejtues policie.

 

        Propozimi i Metës dhe krahasimi me heronjtë tragjikë.

Presidenti Meta doli sot në një konferencë për shtyp, ngaku propozoi, që në emër të zgjidhjes së krizës, në 13 tetor të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale. Meta zbuloi edhe grupin e strukturuar, që punon për kapjen e shtetit dhe që ai e quajti PPPd (politika, policia, dhe diplomatët e huaj). Por nga ana tjetër kreu i shtetit i veshi vetes kostumin e një sërë figurash historike, për të treguar, se do të qëndrojë dhe do të luftojë si Avni Rustemi, Mic Sokoli,Vojo Kushi e Mujo Ulqinaku.

 

 

   Borakaj-Shijak/ banorët e fshatit prej 7 vjetësh pa ujë të pijshëm.

Banorët e fshatit Borakaj në Shijak, i janë drejtuar emisionit “Stop” sepse kanë një problem jetik, atë të mungesës së ujit prej 7 vjetësh. Ata janë ankuar në bashki dhe Ujësjellësin e Shijakut, por nuk kanë një zgjidhje. Banorët thonë, se u duhet të blejnë ujin, për të pirë dhe për t’u larë, ndërkohëqë edhe faturën e ujit e paguajnë. Në Ujësjellësin e Shijakut,Përgjegjësi i sektorit thotë, se kjo problematikë është kudo në stinën e verës. Ai pretendon, se ky fshat ka ujë një orë në ditë, por njëkohësisht ujësjellësi po përpiqet të zgjerojë kapacitetin, duke nisur me shtimin e furnizimit fillimisht për qendrën.

Të Fundit