Stop – Kavaje/ Studentet pa bursa peng i Prefektures se Tiranes! (30 janar 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Kavaje/ Studentet pa bursa peng i Prefektures se Tiranes! (30 janar 2020)

Në “Stop” janë drejtuar studentë nga Kavaja, që vazhdojnë shkollën e lartë, por nuk kanë përfituar bursë për vitin mësimor 2018-2019. Nga bashkia Kavajë na u tha, se më përpara merrej Bashkia dhe Këshilli bashkiak me këtë cështje. Por në janar të vitit 2019, doli një vendim, që ua hoqi këtë të drejtë bashkive. Për vitin mësimor në fjalë, ishte miratuar vendimi nga Bashkia Kavajë dhe i ishte dërguar Prefekturës së Qarkut Tiranë, por ai u anullua, edhe pse ishte brenda afatit. Në datën 23 janar 2019 është bërë ndryshimi i Vkm dhe bursat janë dërguar brenda afatit 20 ditor, mirëpo Prefekti nuk i miratoi dhe asnjë nga studentët nuk mori bursë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *