Stop – Kamera e fshehtë/Skandali te Mjekesia, per 150 euro nga ngeles merr noten 8! (07 janar 2020)

Me 150 euro në dorë dhe nga ngelës shndërrohesh në kalues, madje me një notë të mirë në librezë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregoi sonte, sesi një studente masteri e mjekësisë teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Madje për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem. Pedagogu i urgjencës kirurgjikale duket se e rregulloi edhe me sekretaren Margi, që e përmend vetë në video, për të ndryshuar notat e publikuara tashmë. Studentja në fjalë pretenton, se pedagogu Besnik Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë, se në provim kishte shkruar, dhe notën 4 e ka marrë enkas, që të vinte puna te paratë.”Stop” ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut.

Të Fundit