Stop- I bastisin lokalin me dokumente të rregullta, Stop zgjidh problemin! (24.12.2018)

Indrit Kadrimi ka në pronësi një lokal në kompleksin Rotondo në zonën Durrës-Plepa, për të cilin zotëron edhe gjithë dokumentacionin e rregullt.Ai tregon, se objektin e bleu për 240 mijë euro nga firma “Progres Konstruktion”.Rreth një vit më parë është pajisur edhe me certifikatën e sigurisë, por kjo nuk e la larg nga problemet.Në fund të nëntorit i shfaqet në derë zyra përmbarimore LDC me një pretendues tjetër për pronën, Bukurosh Osmani.Pa asnjë njoftim shoqëria përmbarimore dhe 50 policë bastisën lokalin dhe nuk pranonin të shihnin dokumentet e Indritit.Në këto kushte, gazetarja e ‘Stop” dhe Indrit Kadrimi iu drejtuan Ministrisë së drejtësisë dhe pas disa javësh, cështja u zgjidh.Firma e ndërtimit do t’i japë paratë ose një pronë tjetër Bukurosh Osmanit.

Të Fundit