Stop – Femijet rrine ne shtepi me Stop/Hitparade i memeve nga karantina! (3 prill 2020)

Në redaksinë e Stop kanë mbërritur videot e shumë fëmijëve, të cilët përformojnë në vegla muzikore, këngë e arte të tjera. Ata i janë përgjigjur në këtë mënyrë thirrjes dhe sloganit tonë “rri në shtëpi, rri me Stop”, duke u mbushur kohën të vegjëlve.Më pas transmetohen video e foto të sjella nga qytetarët në këto ditë të vështira izolimi.Një burrë këndon në pemë aqua azurra, por i vjen jë kovë me ujë të ftohtë në kokë. Një burrë ka shpikur një cadër, që e mbron jo vetëm nga shiu, por edhe nga koronavirusi.Një grua ka vendosur që gjatë ditëve të karantinës të ngrohë vezët e pulës në krevat.Një burrë kërcen me muzikë latine me veten e tij para pasqyrës.Një vajzë po grindet me macen, si mënyrë për të kaluar kohën në shtëpi.

Të Fundit