Stop-EMISIONI 99 (SEZONI 4) 16 janar 2019 Prej 16 vjetësh punon në linjën Manëz-Durrës, bashkia e skualifikon! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 99 (SEZONI 4) 16 janar 2019 Prej 16 vjetësh punon në linjën Manëz-Durrës, bashkia e skualifikon!


Klodian Vata denoncon në Stop, se është skualifikuar padrejtësisht nga gara për linjën Manëz-Durrës-Manëz, në të cilën operon prej 16 vjetësh.Klodiani thotë, se ky problem i ka lindur me bashkinë e Durrësit, pasi më parë licensën e merrte në ish-komunën Manëz.Për të vijuar punën i vunë kusht të bashkëpunonte edhe me 3 operatorë të tjerë, por Klodiani e refuzoi këtë ofertë.Dy tenderat e parë dështuan, ndërsa në të tretin fitoi “Naimi trans”, duke marrë 73 pikë,megjithëse sipas Klodianit, kjo kompani kishte marrë mjete me qira, sa për të fituar garën.Klodian Vata u skualifikua, edhe pse thotë, se ka shpenzuar 150 mijë euro për të blerë mjetet.Vec kësaj, ai është rrahur e goditur fizikisht.Pas kësaj situate, bashkia kontrolloi vetë bashkinë me grup pune, ndërsa tani cështja ka kaluar në Gjykatë.

Stop – Qeveria Rama në 5 vjet pagoi 102 milione dollarë për të hequrit nga puna! (16 janar 2019)

Kryeministri Rama zhvilloi si cdo të mërkurë takimin e përjavshëm të portalit të bashkëqeverisjes me qytetarët.Ditën e djeshme, pas denoncimit për mbushjen me burgjeve me militantë socialistë, “Zëri i Amerikës” shkroi për kostot në buxhetin e shtetit, e të hequrve padrejtësisht nga puna.Vetëm për vitin 2018, u shpenzuan 13.8 milionë dollarë me vendime gjyqësore, për të larguarit nga puna. Ndërsa në 5 vitet e fundit shuma e harxhuar është 102 milionë dollarë.

Stop – Skandali i gjyqtares, kallëzime e ankimime në institucionet e drejtësisë! (16 janar 2019)

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e dy vendimeve identike gjyqësore të pronës së Dafina Pecit, që mbanin firmën e gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.Sot emisioni “Stop” bashkë me zonjës Peci i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë për këtë rast. Ndaj zonjës Fetahu dhe vendimeve të saj, janë depozituar kallzim në Porkurorinë e Krimeve të Rënda, denoncim në KLGJ, ankimim në KPK për të dhe prokuroren Enkeleida Millonai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *