STOP – 17 Janar 2018 EMISIONI 98 (SEZONI 3)

Skënderbeu dhe “pasardhësit” e tij, motoja e Bashës në protestë.
Si sot 550 vjet më parë u nda nga jeta Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe me rastin e kësaj ditë nisi dje aktiviteti “tre ditët e yllit të mëngjezit”.Por “Stop” ju sjell në vëmendje, sesi përtej vlerave të pamohueshme të heroit tonë kombëtar, politikanët shqiptarë e kanë përdorur atë edhe për fushatat dhe interesat politike të ditës.Pas një odisjeje më tepër se një-vjecare, nëpër magazina, busti i Skënderbeut u vu sot në sheshin e Kukësit.Lulzim Basha gjatë një aktiviteti partiak me bazën, bëri ftesë për protestën e 27 janarit nën moton e këngës së Xhon Lenon “The ëar is over”.

Ligji i dekriminalizimit, zyrtari i Universitetit të Elbasanit nuk deklaron ndalimin.
Në vitin 2013 kancelari i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Eljan Hoxha, u ndalua për vepren penale “shpërdorim detyre”.Në vitin 2016 ligji i dekriminalizimit parashikonte, që cdo funksionar i lartë publik, të plotësonte formularin e dekriminalizimit dhe të deklaronte, nëse kishte qenë ndonjëherë i ndaluar nga organet ligjzbatuese.Por kësaj pyetjeje zoti Hoxha i është përgjigjur me “jo”. I pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop”, administratori i Universitetit, thotë, se ka dhënë llogari për këtë cështje në prokurori.”Stop” iu drejtua për shpjegim të ligjit, juristit Ledio Braho. Ky i fundit sqaron, se deklarimi i të dhënave të rreme në formularin e dekriminalizimit konsiderohet vepër penale, që duhet të ndiqet nga prokuroria.

Patos, ura mbi dritaren e shtëpisë prishet “me konsensus”.

Fitim Ferhati, një qytetar nga Patosi, ankohet në emisionin “Stop” sepse i kanë vendosur një urë mbi dritaren e apartamentit. Ai e ka çuar problemin në Inspektoriatin Ndërtimor të Bashkisë së Patosit dhe ura u prish në muajin Dhjetor.

Por pas disa ditësh, Luan Levendi, pronari i lokalit që përdor urën, e ringriti atë.

 

Me mbërritjen e grupit të xhirimit të emisionit “Stop”, Bajram Bashkurti, drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor tha se ura do të prishet sërish brenda 5 ditësh.

Nisur nga ky fakt, “i zoti” i urës nisi çmontimin e saj “me konsensus” të plotë.

“Unë jam Fitim Ferhati. Halli im qëndron në 10 vjet e kusur. Është bërë një urë pa leje, urë ndërlidhëse nga rruga kryesore te lokali. Lokali është sipër banesës time. 65 metra katrorë është shtëpia ime, 65 metra katrorë është lokali. Ka qenë, është prishur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit para 25 ditësh dhe është vendosur prapë. Për këtë kam bërë dhe një ankesë në Bashki, por s’kam marrë përgjigje”.

Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me drejtorin e Inspektoriatit Ndërtimor Patos, Bajram Bashkurti, i cili premtoi se brenda 5 ditësh, ura do të prishet sërish.

“Ai e vendosi prapë pa leje. Brenda 5 ditëve, e kemi bërë njoftim ligjor dhe absolutisht do të hiqet!”, u shpreh drejtori Bashkurti.

Pronari i lokalit nisi menjëherë çmontimin e urës, të cilën e quajti provizore, pasi priste të komunikonte me Fitim Ferhatin.

“Mua kryetari më tha hiqe, por unë do flisja një herë me këtë”, tha Luan Levendi

Të Fundit