Stop-EMISIONI 95 (SEZONI 4) 10 janar 2019 Para dhe seks, dëshmi të reja mbi korrupsionin e gjyqtarit Hysi! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 95 (SEZONI 4) 10 janar 2019 Para dhe seks, dëshmi të reja mbi korrupsionin e gjyqtarit Hysi!

Stop – Para dhe seks, dy deshmi te reja mbi korrupsionin e gjyqtarit Hysi! (10 janar 2019)

Emisioni “Stop” publikon sot dy dëshmi të reja të korrupsionit financiar dhe seksual të gjyqtari të Fierit, Roland Hysi. Pas transmetimit të rastit të parë, në sekretarinë e redaksisë, kanë vërshuar dëshmitë për Hysin. Shuma të konsiderueshme eurosh dhe sjellje të pahijshme më sfond seksual, duket se kanë qenë kod sjelljeje, për njeriun e drejtësisë, që u vu në pranga pasditen e djeshme, bashkë me psikologen Elona Mecani. Një zonjë dëshmon, se u detyrua t’i jepte Roland Hysit 5 000 euro për të kundërshtuar një akt përmbarimor. Ndërsa zonja e dytë tregon, se u përball me Roland Hysin për një gjyq divorci dhe kujdestarie fëmijësh me ish-bashkëshortin. Hysi e coi në hotel dhe i kërkoi dyfishin e tarfiës, kur zonja refuzoi raportin seksual me të.

Stop – Tinguj ciftelie dhe refuzim dekretesh! (10 janar 2019)

Një qytetar amerikan shfaqet në një video, duke i rënë ciftelisë.Jeff Charest ka zgjedhur ta studiojë këtë instrument të rrallë në Universitetin e Kardifit në Angli.Presidenti Meta ka refuzuar sot të dekretojë propozimin e kryeministrit Rama për ministër të jashtëm, Gent Cakaj.”Zëri i Amerikës” ka transmetuar një kronikë të zgjeruar, ku tregon, se autoritetet shqiptare kanë favorizuar firmën DH Albania , që u shpall fituese për projektin e Unazës së re me dokumente të falsifikuara nga SHBA.

Stop – Grabian, iken nga puna e fiton te drejten e 20 pagave, ! (10 janar 2019)

Agim Buzi, nga Divjaka, tregon në “Stop”, se ka punuar prej 17 vjetësh në Grabian, në zyrat e gjendjes civile.Në vitin 2014 e kanë hequr nga puna dhe me vendim gjykate ka fituar të drejtën e 20 pagave të barasvlefshme me 8 milionë lekë të vjetra.Por paratë nuk po i merr dot, edhe pse duhet t’i kishte tërhequr në korrik 2017.Juristi i bashkisë së Divjakës, Andi Bullari, thotë, se zoti Buzi nuk ka qenë në organikën e bashkisë, ndaj nuk mund të dëmshpërblehet prej saj.Sipas tij, paratë duhet t’i jepen nga drejtoria përkatëse e Ministrisë së Brendshme.Por kjo e fundit thotë, se vendimi gjyqësor ngarkon me përgjegjësi ish-komunën, sot njësia administrative Grabian.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *