Stop-Grabian, ikën nga puna, fiton të drejtën e 20 pagave, nuk merr dot paratë!(10.01.2019)

Agim Buzi, nga Divjaka, tregon në “Stop”, se ka punuar prej 17 vjetësh në Grabian, në zyrat e gjendjes civile.Në vitin 2014 e kanë hequr nga puna dhe me vendim gjykate ka fituar të drejtën e 20 pagave të barasvlefshme me 8 milionë lekë të vjetra.Por paratë nuk po i merr dot, edhe pse duhet t’i kishte tërhequr në korrik 2017.Juristi i bashkisë së Divjakës, Andi Bullari, thotë, se zoti Buzi nuk ka qenë në organikën e bashkisë, ndaj nuk mund të dëmshpërblehet prej saj.Sipas tij, paratë duhet t’i jepen nga drejtoria përkatëse e Ministrisë së Brendshme.Por kjo e fundit thotë, se vendimi gjyqësor ngarkon me përgjegjësi ish-komunën, sot njësia administrative Grabian.

Të Fundit