Stop-EMISIONI 94 (SEZONI 4) 9 janar 2019 Detaje te reja per korrupsionin e gjyqtarit Roland Hysi, nis procedimi penal!

Stop – Detaje te reja per korrupsionin e gjyqtarit Roland Hysi, nis procedimi penal! (09 janar 2019)

Një ditë më parë, “Stop” transmetoi skandalin e gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Roland Hysi dhe psikologes Elona Mecani. Sot Prokuroria e krimeve të rënda nisi procedimin penal për ta. Reagim pati edhe nga KLGJ, institucioni i sapongritur. Por në emisionin e sotëm shfaqen të tjera detaje “pikante” të kërkesave të gjyqtarit Hysi, për raport seksual me gruan, që kishte cështje me të dhe kërkonte thjesht kujdestarinë e vajzës së saj.

Stop – Rikthehet takimi me bashkeqeverisjen dhe “dyluftimi” me studentet! (09 janar 2019)

Kryeministri Rama riktheu këtë të mërkurë ritualin e takimeve me bashkëkoordinatorë të qeverisjes dhe qytetarë, që këta të fundit u zgjidhin halle.Qysh në krye të takimit Rama tha, se kishte fjetur pas orës 3 të mëngjezit, pasi ishte detyruar të përballej me dyluftimin me studentët, të cilët i kishin shkruar në ëhats ap.Disa nga këto “shkëmbime zjarri”, lexohen në këtë pjesë të parë të emisionit.

Stop – OSHEE i hap kontrate pa dijeni e nuk i njeh vendimin e gjykates! (09 janar 2019)

Afrim Hidaj, një qytetar me banim në Kamëz, i drejtohet emisionit “Stop”, për t’u ankuar për një kontratë me OSHEE-në, për të cilën nuk ishte në dijeni, pasi nuk kishte as matës për të.Institucioni e kishte futur në listën e debitorëve, edhe pse në banesë kishte kontratë në emër të të atit.Cështja shkoi në gjykatë dhe u fitua nga Afrimi, por OSHEE i kërkon urdhër ekzekutimi, ndërsa gjykata i thotë, se nuk ka nevojë për një të tillë.Së bashku me gazetaren e “Stop” Afrim Hidaj depozitoi një ankesë në drejtorinë e OSHEE-së dhe brenda 45 ditësh, vendimi do të pasqyrohet në sistem.

Të Fundit