STOP – EMISIONI 8 (SEZONI 4) 12 shtator 2018 Vlorë, si u manipulua shkaku i vdekjes nga gazi në aksident – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 8 (SEZONI 4) 12 shtator 2018 Vlorë, si u manipulua shkaku i vdekjes nga gazi në aksident

Zoje Latifaj tregon, sesi i shoqi, Rito Latifaj,humbi jetën i asfiksuar nga gazi, një muaj pasi kishte filluar punë në Kocul tek puset e naftës.Por prokuroria e Vlorës nuk ka nisur hetimet, ndërsa janë hartuar dy raporte mjeko-ligjore, me konkluzione të ndryshme. Eksperti Auron Rexhitaj, i përballur më familjarët e viktimës, pranon, se Rito Latifaj ka humbur jetën nga gazi dhe thotë, se nuk dijeni për raportin, që e klasifikon ngjarjen si aksident.

QSUT, medikamenti i munguar për pacientët e onkologjikut.

Në QSUT gjatë muajit shtator ka munguar medikamenti i quajtur “avastin”.Emisioni “Stop” ka konstatuar mungesën në pavionin onkologjik dhe është interesuar pranë depos farmaceutike në QSUT.Pas ping-pongut në farmaci, depo dhe drejtorinë qendrore të QSUT-së,përgjigja ishte, se avastin nuk ka patur dhe nuk ka, për shkak të dështimit të tenderit.Por pak ditë pas këmbënguljes sonë, u sigurua ilaci i domosdoshëm.

Vlorë, blen motorr, por drejtoria e targave e sorollat për dokumentat.

Daniel Sulaj nga Vlora tregon, se bleu një motorr dhe i vuri targat, konform rregullave. Më pas bleu dhe 30 të tjerë, dy prej të cilëve u bënë me targa, por të tjerët jo. Në dokumenta mjetet rezultojnë me një sedilje, ndërsa në realitet kanë dy. Ky të paktën është shpjegimi i drejtorit të targave në Vlorë Andrea Cirja. Pasi lidhet në telefon me drejtorin e teknikës në drejtorinë qendrore në Tiranë, ky i fundit, thotë, se do të respektohen dokumentat e origjinës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *