STOP – EMISIONI 74

Babrru, taksat u rritën, por shërbimet në vend-numëro.
Me ndarjen e re territoriale zona e Babrrusë është pjesë e bashkisë Kamëz. Taksat vendore janë rritur, por shërbimet dhe infrakstruktura janë në të njëjtën situatë. Përfaqesuesit e biznesit thonë, se paguajnë taksat, por në zonë nuk ka rrugë, ndricim dhe gjelbërim. Përfaqësuesi i bashkisë Kamëz, Artan Dervishi thotë, se ka nisur puna për ta bërë edhe Babrrunë si Kamza.

 
Gabricë- shkollë fëmijësh apo kafshësh?!
Në fshatin Gabricë ish komuna Bicaj, në të njëjtin ambient bëjnë mësim nxënës të disa klasave. Sikur të mos mjaftonte kjo, në shkollë kullosin edhe bagëtitë, edhe kuajt. Edhe tualetet u shërbejnë fëmijëve dhe kafshëve.

Kavajë, “Skela e kripës” dhe sahati, në mëshirë të fatit.
Në qytetin e Kavajës, monumenti i quajtur Skela e Kripës dhe Sahati-simbol i qytetit, kanë mbetur në mësghirë të fatit.Përgjegjësi i trashëgimisë kulturore Stefanaq Sotja, tregon historikun e këtyre objekteve dhe kërkon që shteti të vërë dorë për restaurimin e tyre.

Të Fundit