STOP – EMISIONI 74 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 74 (SEZONI 2)

Në parlamentin e “pulave dhe gomerëve”…
Parlamenti u mblodh si cdo të enjte në seancë plenare. Por, sic është bërë traditë në punën e ligjvënësve tanë, rendi i ditës ishte fare i parëndësishëm, në raport me replikat personale. Kryeministri Rama i quajti si pula të therura deputetët e opozitës pa Berishën. Por republikani Mediu iu përgjigj, se Rama ishte gomari më i madh në sallën e parlamentit.Pallati i Kulturës në Maliq u shkrumbua dje plotësisht, madje në flakë u përfshi edhe zjarrëfikësja, që shkoi të shuante zjarrin.

Gjonomadh, raport seksual me kushërirën e mitur, vjen në jetë foshnja e incestit.
Kasandra Senimllari denoncon në “Stop” faktin e rëndë, se është përdhunuar nga djali i tezes.Nga marrëdhënia e incestit mes të miturës dhe kushëririt të saj në Gjonomadh të Korcës, ka lindur edhe një fëmijë.Mamaja e Kasandrës tregon, së foshnjën e ardhur në jetë, e kanë lënë në shtëpinë e fëmijës.Ndërsa kushëriri Lisandër Lato, është i lirë, pavarësisht marrëdhëies incestuale me të mitur. Prej 3 muajsh foshnjes i është marrë analiza e ADN-së, por nuk rezulton kjo edhe për babain e pretenduar. “Stop” arriti të gjejë Lisandrin dhe ky i fundit u detyrua të pranojë raportin intim me kushërirën e mitur, por sipas tij gjithcka ka ndodhur me dëshirën e vajzës…

Në fshatin Gjonomadh vjen rasti i një raporti seksual me kushërirën, ku më pas ka ardhur në jetë edhe një fëmijë.

Kasandra Senimllari denoncon në “STOP” faktin e rëndë, se është përdhunuar nga djali i tezes, Lisandër Lato. Vajza e vogël tre muajshe ndodhet në Shtëpinë e Fëmijës në qyetin e Korçës.

Vetë Kasandra tregon momentet kur është përdhunuar nga kushëriri i saj, që vetë ajo e konsideronte si vëlla. Ajo i ka kërkuar ta ndihmojë, pasi një djalë e ngacmonte në Facebook, por më pas ai ka zgjedhur ta përdhunojë atë.

Këtë histori nuk e vuan sot vetëm Kasandra, por edhe familja e saj dhe në të ardhmen edhe vetë vogëlushja, e cila merr kujdes në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë.

Sa vjeç jeni?
18 vjeçe. 

Është shumë e vështirë që të pyetet për këtë çfarë ty të ka ndodhur, por a mund të na tregosh?
Jam e abuzuar nga kushëriri im, emri i tij është Lisandër.

Çfarë e ke?
Djali i tezes, e kisha si vëlla. Ai ka abuzuar me mua, më ka përdhunuar dhe më ka lënë shtatzënë. Nga ai përdhunim kam lindur një vajzë.

Sa vjeçe është vajza?
Dy muajshe dhe tani bën tre. Vajzën nuk e kam me vetë e kam në Shtëpinë e Fëmijës. Personi që ka abuzuar me mua gjendet akoma i lirë. Ka qenë Dhjetor, e kam marrë kushëririn në telefon dhe i kam thënë që mund të më ndihmosh, sepse më bezdis një djalë në Facebook. Ai më ka thënë që do vij, por pak më vonë, se kam njerëz tani. Ka ardhur në darkë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që hape derën. 

Sa ishte ora?
Nuk e di orën sa ishte.

Po familjarët ku ishin?
Po flinin. Kam qenë nga dhoma tjetër, dera ishte e blinduar dhe nuk dëgjohet. Kur kam hapur derën jemi ulur në divan dhe i kam dhënë telefonin. Ai telefonin njëherë e hapte njëherë e mbyllte. I kam thënë që mere dhe thuaji që të më lerë rehat. Jo prit më thoshte mua. Filloi të më afrohej, njëherë më prekte nga flokët, njëherë nga këmbët, pastaj e imagjinoni vetë se çfarë më ka ndodhur. Më ka mbyllyr gojën që të mos flisja. Pasi ndodhi kjo, u mata të shkoja nga dhoma e mamit që t’i tregoja për atë që më ndodhi, por sërish kthehesha se kisha frikë. Kisha frikë që nuk do të më besonin për atë që do t’i tregoja. 

Po pse e ka mbajtur kaq të fshehtë dhe nuk ia ke treguar familjes?
Ai më kërcënonte, më mbante thikën në fyt. Një vëlla kam tani e kam në shkollë. Më thoshte që nëqoftëse do të tregosh do t’i pres duart, këmbët, fytin do të vras fare.

Mamaja e Kasandrës tregon, se foshnjen e ardhur në jetë nuk di sesi ta thërrasë, si vajzën e vajzës apo mbesën e nipit?

Ju kur e morët vesh që vajza juaj ishte shtatzënë me nipin tuaj?
Unë e mora vesh në datën 24 Korrik. I tha vajza, ti më ke lënë shtatzënë dhe pres një fëmijë nga ty. Unë mbeta e shtangur në vënd. Ime motër thoshte, Kasandra të keqen tezja thuaj që nuk është e vërtetë. 

Po fëmija ku është tani?
Në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë. Kam vajtur e kam parë. Nuk më vjen mirë, por edhe unë jam në disa kushte që nuk kam si të bëj, keq për atë më vjen (vajzën), por edhe për të (foshnjen). Burrin se shoh dot, atë po ashtu… Jam shumë e prekur. Si t’i them unë të keqen nëna, kujt t’i them? Çupës së nipit? Deri dje unë i thoja atij të keqen tezja, tani t’i them çupës së nipit të keqen nëna? Nuk e bëj dot…”

Ndërkohë familjarët kanë kërkuar që të bëhen analizat e ADN -së, për të nxjerrë të vërtetën në dritë, por duket se do të vonojë ende. Prej 3 muajsh, foshnjes i është marrë analiza e ADN-së, por nuk rezulton kjo, edhe për babain e pretenduar.

Çfarë iu është thënë në prokurori dhe polici?
Kemi shkuar disa herë në prokurori dhe i kam kërkuar të drejtën time. Prokurorja më ka thënë që pritet ADN – ja, që të dali e drejta. 

Po pse po vonon?
Nuk e di! Njëherë më thanë që ADN – ja mund të vonojë edhe dy muaj apo tre, ose gjashtë muaj. I kam shkuar çdo javë për të pyetur për ADN – në. Herën e fundit ka shkuar babai im më vajzën dhe ata i kanë thënë që nuk ka lëng. Ky lëng vjen nga Italia i kanë thënë, por vonohet. Nuk e di nëse është e vërtetë apo gënjejnë e dinë ato.

Kasandra ka tentuar dy herë të vetëvritet gjatë shtatzënisë, duke pirë medikamente të ndryshme. Ajo është paraqitur pranë Spitalit të Korçës, në Urgjencë. Por çfarë është regjistruar në këtë spital? Në fakt nuk është regjistruar asgjë.

Ndërsa kushëriri Lisandër Lato është i lirë, pavarësisht marrëdhënies incestuale me të mitur. “STOP” arriti të gjejë Lisandrin dhe ky i fundit u detyrua të pranojë raportin intim me kushërirën e mitur, por sipas tij, gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës.

Si ndodhi?
Kam kryer marrëdhënie, por jo me dhunë. 

Me vajzën e tezes?
Po ashtu erdhën rrethanat.

Pra ti pranon që fëmija është i yti?
Nuk e di, nuk jam i sigurt për këtë. 

Prisni ADN – në?
Po. 

Ju e pranoni që keni kryer marrëdhënie me të?
Po e kam pranuar që kur erdhi këtu në shtëpi me të atin. Ajo më 25 Korrik më tha mua që jam shtatzënë, se nuk dija gjë. Po të më kishte thënë që në muajin e parë mund të kisha bërë diçka, por tani çfarë ti bëj unë. 

Po nëse dalin rezultatet e ADN -së që ti je babai, çfarë do të bësh?
Çfarë do bëj, unë s’kam çfarë të bëj. Jam pa punë. 

Ti je edhe i martuar?
Po. 

Keni pasur probleme?
Po kemi pasur se babai i saj ka kërkuar ta ndajë me mua, por çfarë faji ka ajo nga ajo që ndodhi?

Skandali i prokurores Ida Ahmetlli, reagim i fortë i shoqatave të gazetarëve.
Pas skandalit të paprecedentë të prokurores së Tiranës Ida Ahmetlli, që ka vënë nën akuzë për korrupsion aktiv gazetarin e “Stop”, që denoncoi një rast korrupsion, kanë reaguar në bllok shoqatat e gazetarëve.Armand Shkullaku i shoqatës së gazetarëve profesionistë, Ylli Rakipi i Lidhjes së gazetarëve të Shqipërisë dhe Aleksandër Cipa i Unionit të Gazetarëve, kanë dënuar aktin e prokurores Ahmetlli, duke e quajtur një skandal të përfaqësueses së akuzës.Shoqatat kanë hartuar edhe një deklaratë të përbashkët dhe ua kanë shpërndarë mediave ne vend dhe ambasadave kryesore të akredituara në Tiranë, SHBA, BE, OSBE e KiE.

Pas skandalit të paprecedentë të prokurores së Tiranës, Ida Ahmetlli, që ka vënë nën akuzë për korrupsion aktiv gazetarin e “STOP”, që denoncoi një rast korrupsioni, kanë reaguar në bllok shoqatat e gazetarëve.

Armand Shkullaku i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, Ylli Rakipi i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë dhe Aleksandër Çipa i Unionit të Gazetarëve, kanë dënuar aktin e prokurores Ahmetlli, duke e quajtur një skandal të përfaqësueses së akuzës.

Reagimi i Armand Shkullakut:
“Mendoj që ky është një rast i paprecedentë, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend. Akte të tilla, pra kur gazetarët rrezikojnë edhe veten e tyre duke patur si synim, si objektiv, për të denoncuar korrupsionin, për të denoncuar krimin, mendoj që në një vend normal, gazetarë të tillë duhet të vlerësohen. Detyra jonë është që të ngremë zërin dhe të dënojmë akte të tilla. Të ngresh padi ndaj gazetarit, ndërkohë që ka denoncuar korrupsionin, në rastin më të keq është një solidaritet i sëmurë, i degraduar i prokurorëve me njëri – tjetrin. Kurse në rastin më të keq, mendoj që është solidaritet korruptiv sepse në këtë rast kemi marrjen në mbrojtje indirekt të fenomenit të korrupsionit në drejtësi dhe goditjen të atij që e denoncon. Duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shtetërore, të ketë një reagim edhe më të madh sesa komuniteti i gazetarëve ndaj Prokurorisë, që ka nisur një procedim të tillë.”

Ylli Rakipi për këtë rast shprehet se:
“Ne në Shqipëri jemi mësuar me çudira të kësaj natyre. Ky është një akt i paprecedentë. Kemi të bëjmë me rastin flagrant ku institucioni i ligjit, pra prokuroria duhet të dënojë, duhet të merret me autorët e vërtetë të këtij lloj krimi. Ky është një veprim i turpshëm, ku prokurores duhet t’i vijë rëndë nga kjo gjë. Organi i akuzës duhet të ndalet te kjo prokurore dhe ta shikojnë sa e turpshme është kjo ndërhyrje.”

Reagimi i Aleksandër Çipës:
“Këtu kemi të bëjmë me një absurditet të një rasti deontologjik profesional, në rastin konkret reagimit të prokurorisë duke përfshirë si të pandehur gazetarin. Puna e gazetarit i shërben investigimit të fenomenit të korrupsionit dhe abuzimit me asetet publike dhe nuk ka të bëjë me një përvetësim individual, apo aq më tepër korrupsion aktiv apo pasiv prej reporterit.”

Shoqatat kanë hartuar edhe një deklaratë të përbashkët dhe ua kanë shpërndarë mediave në vend dhe ambasadave kryesore të akredituara në Tiranë, SHBA, BE, OSBE e KiE.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *