Stop -EMISIONI 73 (SEZONI 5) 11 dhjetor 2019-Durres/ Absurdi:22 kateshi i banueshem, por s’mbajne themelet! Stop i ve shiritin. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 73 (SEZONI 5) 11 dhjetor 2019-Durres/ Absurdi:22 kateshi i banueshem, por s’mbajne themelet! Stop i ve shiritin.

Dëmet nga tërmeti kanë bërë, që shumica e ekspertëve të kthejnë sytë nga cilësia e punimeve të ndërtesave shumëkatëshe.Një prej ndërtesa problemtike është edhe pallati 22 katësh, në Durrës, me ndërtues Enver Shala. Ky pallat ndodhet në lagjen numër 3 në rrugën “Egnatia” dhe pas tërmetit, një akt-konstatimi, e nxjerr atë të banueshëm nga nëra anë, por themelet e tij nuk mbajnë 22 kate, nga ana tjetër.Banorët janë të trembur dhe tregojnë, se në 2005-ën projekti ka qenë për 12 kate, por pastaj ndërtuesi mori leje për 3 kate të tjera dhe më pas i shtoi edhe 7.Në zyrën e Urbanistikës, Bashkia Durrës përgjegjësja nuk flet, por shtyn kameran dhe mbyll derën.Ish-drejtorin i urbanistikës Adhurim Qehajaja, shprehet, se për këtë rast ka pasur një vendim të këshillit bashkiak për prishje, por nuk dihet, se pse ky vendim nuk u ekzekutua. Ndërsa Agron Hysenlliu, Drejtor i Institutit të Ndërtimit, shprehet, se akt-konstatimi është absurd, pasi u thuhet banorëve, që pallati është i pabanueshëm, dhe në të njejtën kohë, që themelet nuk mbajnë 22 kate. Pasi gazetarja e “Stop”vuri në dijeni Institutin e Ndërtimit, 4 grupe ekspertësh nga Universiteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Universiteti i Prishtinës, shkuan tek pallati për të bërë një akt-ekspertizë.Ata konkluduan, se pallati është i pabanueshëm dhe i vunë shiritin.


Kryeministri Rama gjithë këto ditë ka inspektuar zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot Rama ishte në Lac, ku në vend të vëzhgimit dhe zgjidhjes, ofroi një spektakël batutash me banorët, që kishin dalë ta prisnin.Rama u ngacmua me fjalë me një grua, se ishte beqare, pasi sipas tij, ishte dinamit e nuk i afrohej askush.Po kështu një burri nga komuniteti rom, Rama i tha, se i donte shumë romët, dhe e ftoi të ulej pranë tij.


Kombinati ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.Në këtë zonë 10 pallate u evakuan, pasi u cilësuan nga autoritetet si të pabanueshme.Por banorët e rrugës “Llambi Bonata”, të pallatit 12 kanë frikë, pasi tregojnë, se në fillim pallati i tyre është cilësuar i pabanueshëm dhe i është vënë shiriti, ndërsa më vonë i njejti pallat “u shndërrua” në i banueshem dhe shiriti u hoq.Banorët kanë videon e shiritit të vënë dhe shenjat, pasi ai u hoq.Por përgjigja e Kryetarit të Njësisë, Adriatik Merko, ishte, se shiritat janë vënë gabimisht. Ky i fundit shprehet, se nëse banorët nuk janë dakord me akt-verifikimin e parë, mund të kërkojnë rivlerësim dhe kjo kërkesë i paraqitet Emergjencave Civile dhe Institutit Ndërtimor.Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, thotë, se Instituti Ndërtimor është institucioni më kompetent për këtë gjë, por për merak banorët mund të kërkojnë një rivlerësim të pallatit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *