STOP – EMISIONI 7 (SEZONI 4) 11 shtator 2018 Avokatja mashtruese s’i kthen lekët dhe e kërcënon me vrasje?!

Gëzim Beqiri, nga Lushnja, tregon në “Stop”, se i ka dhënë 11 mijë euro avokates Alma Bala, në këmbim të nxjerrjes së dhëndrit nga burgu, i dënuar në Itali me 6 vjet heqje lirie, por tani në burg në Shqipëri.Avokatja nuk i nxorri as dhëndrin dhe as i kthen paratë. Kur avokatja mëson, se në qytet ka shkuar gazetarja e “Stop”, i jep Gëzim Beqirit vetëm 500 euro dhe i thotë të largojë emisionit, në të kundërt ajo kërcënon, se do ta vrasë.

Libra, dekodera, analiza…na shkoi jeta në rradhë…?!

Këto ditë janë ritkhyer rradhët e gjata në vend. Rradhë për librat shkollorë, dje dhe sot edhe për dekoderat, pas AMA fiku transmetuesit analogë. Por sot, vendimi i dytë anuloi të parin dhe transmetimet analoge do të hapen deri në 15 janar.Edhe tek drejtoria e higjenës nuk kanë munguar rradhët e gjata. Fëmijë të cerdheve, kopshteve dhe mësues duhët të bëjnë analizat në prag të nisjes së vitit shkollor.

Fshati Vergo, gjyqi për tokën bujqësore 8 vjet në fshehtësi.

Në këtë pjesë trajtohet problemi i tokave në fshatin Vergo në Delvinë.Bashkim Ahmetaj thotë, se ai dhe 53 familje të fshatit kanë përfituar tokë nga ish kooperativat bujqësore.Për këtë kanë paguar edhe taksë në komunë.Por në prill 2017, hipoteka e Sarandës coi njoftim në komunë, se për tokat ka pretendime dhe zhvillohej gjyq që në vitin 2009.Ish-kryetari i komunës Vergo, Fiqiri Kulla, tha se nuk ka marrë asnjëherë dijeni për gjyqin e tokave bujqësore dhe nuk është thirrur kurrë për këtë cështje.

Të Fundit