STOP – EMISIONI 7 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 7 (SEZONI 2)

Dita e parë e shkollës, institucione arsimore dhe rrënoja…
392 mijë nxënës të sistemit parauniversitar nisën sot vitin e ri shkollor. Kryeministri Rama dhe ministrja Nikolla shkuan në shkollën e mesme të Ndroqit “ Sadi Nuri”, aty ku cdo gjë ishte rikontruktuar. Por gazetarët e “Stop” sjellin anën tjetër të medaljes.Shkolla e Laprakës “Kolë Jakova” dhe ajo e Valiasit “Niko Hoxha”, vuajnë lagështirën, mungesën e ngrohjes apo të daljeve të emergjencës,duke mos ofruar kushte  normale për një proces mësimor.

 
Dibër, skandali i pandalshëm i shit-blerjes së votës.
Pas zgjedhjeve të shumëdiskutuara për bashkinë e Dibrës, “Stop” sjell me zë dhe figurë manipulimin e procesit. Video,që tregojnë dhënien dhe marrjen e parave në këmbim të votës së 11 shtatorit.Personi i filmuar, duke dhënë të holla, këshillon që vota të shkojë për numrin 1, që përkon me kandidatin socialist, që fitoi zgjedhjet, Muharrem Hoxha.        

Familja Saci dhe 5 fëmijët që nisin shkollën si gjithë të tjerët.
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e familjes Saci, 5 fëmijët e së cilës nuk mund të shkonin në shkollë për mungesë të parave për të blerë libra. Stafi i emisionit bleu të gjitha mjetet mësimore për 5 fëmijët, ndërsa nga e gjithë Shqipëria dhe shqiptarë me banim jashtë vendit vërshuan ndihma për familjen e varfër.

Previous ArticleNext Article

1 Comment

  1. Mire e keni ju te dy , Por disa vite me pare PD u jepte nga 10 mije leke te vjetra ne vitet ’95 – 2000 . E di mire , se ka marre babai im kete “peshqesh” ne PD 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *