STOP-EMISIONI 58(Sezoni 8) 23 Nentor 2022-Drejtoresha e shkolles dhunon e terheq zvarre mesuesen.

Një ngjarje e pazakontë na ka cuar në Dimal, pasi mësuese Edlira Spahiu thotë, se është dhunuar fizikisht nga titullarja e shkollës 9 vjecare “5 Maji”, ku ajo punon.Edlira ka 12 vjet mësuese e gjuhës shqipe, por kur erdhi drejtoresha e re, Adelina Parangoni, ajo e zhvendosi për nxënësit me aftësi të vecanta. Kur Edlira bën ankesë në ZVA Dimal, drejtoresha reagon me agresivitet, duke e dhunuar në dy parakrahët mësuese Edlirën.Kjo e fundit i thotë titullares, se do të shkojë në polici dhe do të denoncojë edhe në “Stop”, dhe sjella e drejtoreshës ndryshoi në të kundërt.Edlira ankohet në Zyrën Arsimore, në policinë e Dimalit dhe paraqitet edhe te mjeku dhe rasti i kalon prokurorisë.Kur gazetarja e “Stop” takon drejtoreshën për ta pyetur, kjo e fundit nxjerr pretendimin, se mësuese Edlira ka dhunuar nxënësit.Meqë ka ankesa nga të dyja palët, në shkojmë tek juristja e ZVA Dimal, Dinora Mjeshtri e cila thotë, se ka vetëm ankesë nga ana e arsmitares për titullaren.Nga ana tjetër OPGJ Mico Rakazia, pranon, se cështja e këtij konflikti ka shkuar në prokurori.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në zyrën e drejtuesit të demokratëve Sali Berisha për të organizuar protestën e 6 dhjetorit.Burime të emisionit “Stop” kanë mësuar, se dy liderët opozitarë kanë diskutuar për planin e mbrojtjes së presidentit Makron. Presidenti francez u godit dje me shpullë nga një grua, gjatë një aktiviteti në Paris. Edhe një vit më parë, Makron u godit me vezë gjatë një aktiviteti publik.

Mimoza Noka tregon, se vjehrri i saj ishte dorëzanë për një shokun e tij, i cili kishte marrë kredi në një bankë. Shoku nuk e shleu kredinë, kështuqë vjehrri duhet të paguante detyrimet, prandaj dhe iu bllokua një tokë. Më pas detyrimet u shlyen. Vjehrri nuk jeton më dhe prej dy vitesh zonjës i ka vdekur edhe bashkëshorti. Celja e trashëgimisë është bërë dhe zonja kërkon, që të marrë pjesën e saj, por prona vazhdon të jetë e bllokuar edhe pse ka depozituar dokumentat, që detyrimet janë shlyer. Kadastra kërkonte dokumentin original dhe ai u dorëzua. Së fundmi i erdhi një shkresë, që problematika ishte ezauruar dhe më pas nisi problemi nga fillimi, pasi numri i pasurisë ishte gabim dhe nuk ishtë dokumenti origjinal. Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”,problematika u zgjidh dhe prona do të lirohet nga masa sekuestro konservative.

Të Fundit