Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen administratori dhe 5 punonjës të call-center

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë gjatë një aksioni të policisë për të goditur fenomenin e mashtrimeve me call-center. Të arrestuarit janë administratori i këtij subjekti, Ergi Nurçellari 25 vjeç dhe 5 punonjësit operatorë K. Gj. 25 vjeç, Sh. F. 26 vjeç, A. Sh. 20 vjeç, K. K. 20 vjeç dhe H. S. 26 vjeç.

Ndërsa një tjetër punonjëse është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Në kërkim nga policia është shpallur edhe administratori tjetër P. A. 29 vjeç.

Këta persona të cilët administronin dhe punonin një call-center në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Të Fundit