STOP-EMISIONI 45 (SEZONI 6) 6 Nëntor 2020-Kavajë/ Konsultorja 4 vjet pa mjek, në dorë të pensionistes vullnetare. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 45 (SEZONI 6) 6 Nëntor 2020-Kavajë/ Konsultorja 4 vjet pa mjek, në dorë të pensionistes vullnetare.

Jemi ndalur në Kavajës pasi ankesa e rradhës na vjen nga një qytetare, e cila po ndjek shtatëzaninë e saj pranë Konsultores së gruas në këtë qytet. Qytetarja pretendon, se mjekja e konsultores, nuk vjen në punë në orar, ndërsa kushtet në të cilat duhet të presin, janë skandaloze.Gruaja tregon, se është në muajin e shtatë të shtatzanisë dhe ndiqet nga Natasha Duro, kur kjo e fundit vjen në konsultore pa orare. Ne shkojmë të kërkojmë Doktoreshë Natashën dhe nga një punonjëse aty na thuhet, se ajo ka 4 vjet, që ka dalë në pension dhe vjen me dëshirën e saj vullnetarisht. Edhe neve si doktoresha na thotë në telefon, se mund të vijë rreth orës 14 në konsultore.

Në Berat disa qytetarë janë filmuar duke kaluar lumin me një varkë të improvizuar. Në lagjen Apolonia në Fier, një qytetar vjedh një telefon të lënë në karikim. Në Varrezat e Dëshmorëve në Korcë, flamuri është grisur e askush nuk është kujdesur ta zëvendësojë.Në Gjirokastër një endacak ka hyrë në kazanin e plehrave në kërkim të bidonëve plastikë e mbetjeve të përdorshme. Në Tiranë makineri të kompanive të ndërtimit grryejnë lumin. Në Sopot shkolla i ngjan një gërmadhe të mesjetës.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë te emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Për mungesën e mjekut në konsultoren e Kavajës, bisedojmë me drejtorin e NJVKSH Kavajë dhe ai thotë, se të gjithë mjekët janë në krye të detyrës.Nga ana tjetër në Qëndrën shëndetësore Kavajë, na thonë, se vendi është shpallur vend vakant, por nuk ka asnjë kërkesë për mjek. Ndërsa doktoreshë Natatëshës nuk mund t’i kërkojë askush llogari për oraret, përsa kohë ajo punon vullnetare.Përsa i përket kushteve të konsultores, pranohet, që ka probleme, për shkak të ngërceve ligjore me Njvksh, ndaj pritet akreditimi për sigurimin e fondeve.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *