STOP – EMISIONI 44 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 44

DASH: Shqipëria prodhues marijuane dhe Donald Lu refuzon vizat për gjyqtarë të korruptuar!

Departamenti amerikan i shtetit publikoi raportin e përvitshëm të luftës kundër korrupsionit. Për Shqipërinë shkruhet se mbetet një vend prodhimi i marijuanës dhe furnizon tregjet europiane.Ambasadori amerikan Donald Lu foli shqip duke deklaruar, se ambasada i ka refuzuar vizat gjyqatrëve të korruptuar dhe ky është vetëm fillimi. Mediat kanë zbardhur debatet e brendshme të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku mësohet se Berisha, Topalli e Bregu kanë kritikuar opozitën e Bashës.

Vëllezërit Lleshi “ia këndojnë” Ramës sërish pas gjobës!

Gazetarët e “Stop” shkuan në Lezhë në lokalin e vëllezërve Lleshi, pasi atyre iu vu një gjobë prej 300 000 mijë lekësh të reja,për konsum duhani. Por rapsodët bashkë me deputetin “kaubojs” Eduard Ndocaj, “ia këndojnë” sërish këngën qeverisë dhe kryeministrit Rama. Inspektorja anti-duhan thotë, se kjo nuk bëhet për arsye politike, por gazetarët e “Stop” kanë realizuar një vëzhgim në disa lokale të Lezhës, ku tymoset lirisht.

Domje, kopshti “Yjet” një muaj pa drita!

Në kopshtin “Yjet” në fshatin Domje energjia mungon prej një muaji. Gazetarët e Stop shkojnë atje për të trajtuar problemin. Por ende pa u transmetuar materiali, OSHEE merr masat për rikthimin e energjisë së munguar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *