STOP – EMISIONI 43 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 43

Statuti i PS-së si kostum për Ramën dhe Shqipëria vendi i hajdutëve e servilëve!

Deputeti i PS-së, Ben Blushi tha, se statuti i PS-së po bëhet si kostum për Edi Ramën. Kolegu i tij socialist Pjerin Ndreu në një mbledhje të komisionit parlamentar të sigurisë u shpreh se intrigantët, dezinformatorët, intrigantët dhe servilët janë të parët në Shqipëri. Saimiri dhe Genti komentojnë gjithashtu edhe ndryshimet e disa zëvendësministrave dhe reagimet e mediave italiane për korruspionin në Konsullatën e Milanos.

(Pa)siguria ushqimore në shkolla!

Në këtë pjesë të emisionit trajtohet cështja e pasigurisë së ushqimeve nëpër shkolla. Edhe kur shkollat janë të mbyllura, këto ushqime tregtohen nga kangjellat. Drejtoresha e shëndetit publik Mira Veizi deklaron për “Stop”, se e ka ngritur këtë shqetësim

Spitali i Kukësit me dhe pa Ilir Beqjan!

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ishte në Spitalin e Kukësit, ku përuroi repartin e kardiologjisë me një investim prej 6 milionë lekësh. Por gazetarët e Stop sjellin një tjetër realitet, atë të spitalit në kushte të mjerueshme. “Stop” ka kapur edhe dy qytetare të Kukësit, që mësohen sesi të përgjigjen për chek-upin.Në fund pak humor me shprehjen e kryeministrit “qentë le të lehin karvani të shkojë përpara”.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *