STOP-EMISIONI 41(Sezoni 7) 1 Nëntor 2021-Denoncimi ne Stop, qe coi ne prangat e SPAK, avokatin e njohur. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 41(Sezoni 7) 1 Nëntor 2021-Denoncimi ne Stop, qe coi ne prangat e SPAK, avokatin e njohur.

Në 22 tetor Spak njoftoi arrestimin e avokatit Lavdosh Shehu, për një cështje korrupsioni, pasi ky i fundit kishte kërkuar 12 mijë euro nga një shtetase, për ta transferuar djalin e saj në burg në Itali, që ta bënte në Shqipëri pjesën e mbetur të dënimit.Në njoftimin e Spak thuhej, se aksioni u krye në bashkëpunim me emisionin “Stop”.Po cila është historia? Në redaksinë tonë u drejtua një nënë 70 vjecare nga qyteti i Tiranës, për një problem me djalin, i cili vuan dënimin për një vepër penale në shtetin Italian.Shqiponja Hyseni tregon, se prej 7 vitesh nuk e ka parë djalin e saj. Ajo gjeti një avokat,Lavdosh Shehu, i cili për procedurën i kërkoi 12 mijë euro. Zonja i ka dhënë vetëm 5 mijë euro. Shuma, sipas avokatit, do të shkonte për funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, që të kryhej procedura.

Mbrëmë u festua dita e Hallowinit dhe të rinj e të reja, veshur me kostume të personazheve të ndryshme dolën nëpër rrugët dhe baret e Tiranës. Edhe emisioni “Stop” ishte në ambientet e kësaj feste dhe intervistoi qytetarë, të cilët kishin zgjedhur për të festuar kostume të personazheve të ndryshëm.

Në një regjistrim avokati Lavdosh Shehu pranon, se ka marrë shumën 5000 euro për funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe konkretisht për sekretarin e përgjithshëm Gentjan Deva.Ai thotë, se nuk e njeh ministren, por ka mundur të hyjë deri te sekretari i përgjithshëm.Kur avokati kërkonte me ngulm 12 mijë euro, që të kryente ekstradimin, “Stop” dorëzoi provat dhe materialet në Spak dhe në datën 22 tetor 2021, u bë i mundur arrestimi i avokatit Lavdosh Shehu me akuzën “ndikim i paligjshëm i funksionarëve publikëe”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *