Stop -EMISIONI 24 (SEZONI 5) 3 tetor 2019-Tiranë/Ushtaraku ne rruge, mashtrohet me shtepine shitur dy here. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 24 (SEZONI 5) 3 tetor 2019-Tiranë/Ushtaraku ne rruge, mashtrohet me shtepine shitur dy here.

“Stop” është ndalur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë,për një problem të ushtarakut Luan Nikollari. Ai tregon, se mori një kredi të butë dhe bleu apartament në këtë zonë. Por pas 5 vjetësh, që jetonte aty,përmbarimi i kërkoi të dalë e të lirojë shtëpinë, pasi i përket të zotit të truallit, Gent Bardhoku, në bazë të një kontrate, që ky i fundit ka bërë me ndërtuesen Drita Daci.Zoti Bardhoku tregon, se ai është i pari, që lidhur kontrata me ndërtuesen, por tani është gjendur përballë konflikteve me qytetarët, të cilët kanë blerë apartamentet, që i takojnë atij.Gjykata i ka dhënë të drejtë pronarit të truallit, por tani konflikti social, është i pazgjidhur.”Stop” kontaktoi edhe me ndërtuesen, por ajo vetëm shmangej dhe nuk dha një përgjigje për manovrat në kurriz të qytetarëve. Cuditërisht ndërtuesja Drita Daci, vijon e qetë jetën e punën, pa i hyrë gjemb në këmbë.

\

Sot përkujtohet 29 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, që shënoi dhe bashkimin e dy Gjermanive.Në Tiranë parlamenti diskutoi një projekt-rezolutë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.Kryeministri Rama u shpreh, se kur do të bësh krushqi me një familje, e cila pasi i ke plotësuar 3 kushtet, të shton dhe 9 të tjera, tregon se ajo familja nuk është gati për të bërë krushqinë.

Në fillim të sezonit veror, “Stop” transmetoi problemin e mungesës së dezinfektimit nga insektet në zonat bregdetare. Aso kohe, ISHP nisi procedurat për dezinsektimin e zonave bregdetare nga mushkonjat.Pas denoncimeve për korrupsion në strukturën e posacme pranë kryeministrisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, konstatoi shkeljet dhe rekomandoi anulimin e tenderit dhe shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së.Por rekomandimet e saj nuk u zbatuan kurrë. Turistët gjatë gjithë verës u ankuan, se nuk gjetën qetësi nga insektet, as në plazh e as në gjumë.Por situata është kthyer sërish në pikën 0, pasi tenderi për këtë procedurë ka pika të dyshimta e dezinfektimi mund të bëhet në dimër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *