STOP-EMISIONI 21(Sezoni 7) 4 Tetor 2021-Fier/ Sorollatja per tampon, qytetarja hyn ne operacion me Covid 19 – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 21(Sezoni 7) 4 Tetor 2021-Fier/ Sorollatja per tampon, qytetarja hyn ne operacion me Covid 19

Denoncimi i rradhës në Stop vjen nga qyteti i Fierit. Mirije Miraka thotë se nuk është trajtuar në mënyrë profesionale nga mjekja e familjes Matilda Grada. Ajo është paraqitur për vaksinën, por më parë ka kërkua të bëjë disa analiza, pasi është alergjike.Pas disa ditësh Mirija u ndje keq dhe i kërkoi mjekes Matilda Grada të bënte tamponin, por mori përgjigjen, se tampona nuk kishte. Zonja i kërkoi, që t’i jepte rekomandim për të bërë tamponin tek Instituti i Higjenës.Dhe pas disa ditësh ajo mundi të bëjë tampon. Këto ditë e thërrasin nga Spitali i Traumës në Tiranë për një ndërhyrje të planifikuar në këmbë dhe pas shumë analizave zonja i nënshtrohet operacionit.Vetëm një ditë pas ndërhyrjes, telefonohet nga mjekja e familjes, e cila i komunikon, se ishte pozitive me covid.Pasi la spitalin e Traumës, Mirija thotë, se nuk i dhanë shërbim në qendrën shëndetsore numër 3 në Fier.

Hapet kutia e Pandorës.Pesë vjet pas Panama Paper, një investigim i ri dy vjecar i mbi 600 gazetarëve nga 150 gazeta ndërkombëtare, ka zbuluar pasurinë e fshehur në parajsat fiskale nga pushtetarë e personazhe Vip në të gjithë globin. 35 krerë shtetesh e qeverish, mbi 300 politikanë, ministra, liderë partish, e parlamentarë, kanë cuar shuma të dyshimta në vendet ofshore, për të shmangur taksat.Në 1 tetor është dita kombtare e Kinës dhe në pyetëm qytetarët e Tiranës për dashurinë ndaj këtij vendi, dikur mik.Vec lidhjes me të shkuarën tonë komuniste, shumë qytetarë e lidhnin Kinën me vendin, që na solli corona virusin.

Për rastin e zonjës Mirije Miraka, e cila mori me vonesë përgjigjen e tamponit, iu drejtuam qendrës shëndetsore nr. 3 në Fier, Lagjia “Afrimi i Ri”, por mjekja e familjes Matilda Grada, ishte vetë me raport. Ajo thotë në telefon, se ditën, që zonja Miraka kërkonte tampon, kishte marrë njoftimin, që nuk kishte tampona.

Pas mjekes kërkojmë shpjegim nga drejtoresha e qendrës shëndetsore, Migena Hoxha, e cila na thotë, se ka pasur një njoftim që nuk ka tampona, por doktoresha duhej t’i jepte qytetares rekomandimin. Në këtë mënyrë qendra shëndetsore ka vonuar rekomandimin për tampon, duke bërë që zonja të futet në operacion me covid, duke rrezikuar veten dhe ekipin e mjekëve dhe infermierëve, që i shërbyen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *