STOP-EMISIONI 20(Sezoni 8) 30 Shtator 2022-Lushnja pa raporte per leje lindje, ia marrin Fierit pas alarmit te Stop. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 20(Sezoni 8) 30 Shtator 2022-Lushnja pa raporte per leje lindje, ia marrin Fierit pas alarmit te Stop.

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim nga një qytetar nga Lushnja, i cili kërkon të mbetet anonim, për shkak se punon në administratë shtetërore. Ai thotë, se është bërë me fëmijë prej tre muajsh, por e shoqja nuk merr paratë e raportit të lejes së lindjes, sepse në Konsultoren e Gruas nuk ka fletë modelare.Gazetarja e “Stop” e provon me kamera pretendimin e denoncuesit.Për këtë problem pyesim drejtoreshën e Konsultorit të Gruas, Mejreme Dervishi, e cila thotë, se i ka bërë shkresë Issh Lushnje që në 8 gusht, por nuk ka marrë përgjigje.Në ISSH Lushnje përgjegjësja Shqipe Asanbelli, e mohon shkresën e Konsultorit, duke thënë, se nuk kishte dijeni, por do të njoftonte drejtorin.Dhe në fakt pas alarmit të gazetares së “Stop”, modelarët erdhën brenda ditës, duke u sjellë urgjent nga Fieri.

Në Përmet asfalti i ri është model me gropa. Në lumin Lin derdhen mbetjet, duke shkaktuar ndotje mjedisore. Emigrantët e paligjshëm kalojnë kufirin natën nga Franca drejt Anglisë.Në Yzberisht një invalid ka dalë në rrugë, duke mbushur vetë gropat e krijuara.Plehrat në Mëzez të Tiranës janë bërë mal e askush juk është kujdesur t’i mbledhë.Janë këto episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Redina Kasa, nënë e vetme e 3 vajzave, do nisë një rrugëtim të ri duke i dhënë mundësinë fëmijëve të saj të kenë një strehë. Shkumbin Qormehmeti bëri një mrekulli me gjestin e tij human, duke i dhuruar një shtëpi të re familjes Kasa.

Altea Bregasi, 5 vjeç nga Cakrani i Fierit, vuan për shkak të një mase në fytyrë, që rrezikon të kthehet në trombicitopeni, duke rrezikuar edhe jetën e vogëlushes.Kurimi i saj kushton 19.000 €, ndaj Stop dhe Fundjavë ndryshe bëjnë apel për të shpëtuar jetën e Alteas së vogël, duke kontribuar në https://ëëë.gofundme.com.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *