STOP-EMISIONI 200(SEZONI 7) 9 Qershor 2022-Mashtruesja nga Vlora, deshmite, sesi merrte 2 mije euro per punesim.

Në datën 17 maj emisioni Stop transmetoi rastin e qytetares Joana Bocaj, e cila premtonte vende pune në këmbim të parave.Por rastet e mashtrimit nga ana e saj nuk kanë fund.Një vajzë tregon, se në muajin mars mars iu premtua një vend pune, dhe Joana Bocaj i tha, se kishte fituar intervistën, pa bërë kurrë një të tillë.Sigurisht, që ky premtim rezultoi mashtrim.Një qytetar tjetër tregon, se i ka paguar Joanës 2 mijë euro për pozicionin e punës ekonomist në Spitalin Memorial të Fierit.Meqenëse të gjitha vendet e punës ishin pranë Spitalit Memorial, ne u interesuam atje për vendet vakante nga korriku i vitit 2021 deri më sot.Nga ana tjetër ne mësuam, se në dhjetor 2021 është bërë një denoncim pranë komisariatit të Vlorës.

Prej kohësh qytetarët ankohen në “Stop” për mungesë korrektese nga ana e kompanisë ajrore “Wizz air”. Kjo kompani anulon në mënyrë të papritur fluturimet, duke prishur planet e udhëtarëve. Ndërsa lëvizjet në orare, janë thuajse të përditshme nga ana e Wizz-it.

Ilia dhe Marko Koka denoncojnë në Stop, sesi kushëriri i tyre, Elidon Gjikoka, i cili u kishte marrë me qera pronën dhe disa objekte turistike buzë detit në Dhërmi, u grabiti pronën me dokumenta të falsifikuar dhe me ryshfet.E gjithë procedura kryesisht është bërë në Vlorë dhe konfirmimi përfundimtar është marrë nga Tirana. Disa ditë pasi “Stop” transmetoi këtë rast, njëri nga vëllezërit Koka, Markoja, ndërroi jetë.Në Prokurorinë e Tiranës u regjistrua procedimi penal për Elidon Gjikokën i cili është u shpall në kërkim ndërkombtar dhe sipas informacioneve, ndodhet në Angli me familjen e tij.

Për këtë cështje po heton paralelisht edhe prokuroria e Vlorës.

Prokurori Ervin Karanxha konfirmoi, se shumë shpejt do shohim dhe rezultate konkrete mbi të gjithë personat, që janë përfshirë në tjetërsimin e pronës.

Në seancën paraprake gjyqtari Enkel Peza ka hequr përgjegjsitë penale për të gjithë ata, që cuan dy prokuroritë. Prokurori i Vlorës, Albert Kuliqi, duket qartë që favorizon të akuzuarit, që vetë ai ka dërguar në gjykatë si të pandehur, duke mos e apeluar vendimin e gjyqtarit Peza.

Të Fundit