Stop-EMISIONI 200 (SEZONI 5) 05 Qershor 2020-Tirane/I bejne gabim vitin e lindjes dhe i mohojne femijet, Stop zgjidh rastin!

Veton Podujeva tregon, se është shtetas kosovar, por edhe shqiptar me dekret Presidenti. Ai jeton në Shqipëri dhe ka 3 fëmijë. Por Zyra e Emigracionit dhe Zyrat e Gjendjeve Civile në Paskuqan dhe zonën e Freskut e kanë bërë pa fëmijë dhe i kanë ndryshuar vitin e lindjes.Vetoni ka ardhur në Shqipëri në vitin ’98 dhe në 2005-ën është regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile Paskuqan. Më vonë është transferuar në njësinë 12, në zona e Freskut. Mirëpo,në Paskuqan figuron i ditëlindjes ‘84, ndërkohë që është i vitit ‘88 dhe me fëmijë. Ndërsa në zyrën e Freskut viti i lindjes është ‘88 dhe rezulton pa fëmijë. Është interesuar në të dyja zyrat, por asnjë zgjidhje nuk ka mundur të gjejë.Specialistja e zyrës së gjendjes civile Fresk, thotë se gabimi me vitet e lindjes, është bërë nga Zyra e Emigracionit, e që të zgjidhet rasti, Vetoni duhet të marrë dosjen me atë gabim në zyrën e emigracionit.Të njejtën përgjigje na dha edhe specialistja e zyrës së gjendjes civile Paskuqan. Në këto kushte iu drejtuam Zyrës së Emigracionit, ku na thanë, se dosja është në arkivë, dhe Vetonit do t’i jepet një vërtetim me të dhënat e sakta, që do të bëjë, që gjendja civile të fshijë nga sistemi personin e gabuar.

Edhe këtë të premte nuk kanë munguar videot e fëmijëve, të cilët performojnë, duke iu përgjigjur nismës së emisionit tonë “Rri në shtëpi –rri me Stop”.Roza Lati është personazhi i rradhës, që tregon eksperiencën e qëndrimit në shtëpi, gjatë ditëve të izolimit. Ajo përshkruan ekspericën e saj dhe gjërat me të cilat është marrë në një periudhë të pazakontë për të gjithë.

Mamaja e një djali 10 muajsh me probleme në mushkëri thotë, se e ka shtruar djalin në QSUT, por i duhet t’i bëjë një analizë, që kushton 6 500 lekë të reja, që ajo nuk i ka.Emisioni “Stop” mundësoi analizën e foshnjes,duke e cuar në poliambulancën, që e ofronte këtë analizë. Një zonjë nga Durrësi, në emisionine datës 22 maj, kishte kërkuar ndihmë për fëmijën e sëmurë 20 vjec, invalide e grupit të parë.Një zotëri nga Fushë Kruja, Kreshnik Grifsha, ka dhuruar 10 000 lekësh për ketë rast.Sunday League dhe Vog Lounge kanë shpërndarë ndihma edhe në 4 familje të tjera në Tiranë.

Të Fundit