Stop -EMISIONI 195 (SEZONI 4) 31 maj 2019-Martin-Levan/ Hajdutët vjedhin lopët natën, banorët bëjnë roje, policia fle. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 195 (SEZONI 4) 31 maj 2019-Martin-Levan/ Hajdutët vjedhin lopët natën, banorët bëjnë roje, policia fle.


Banorët e fshatit Martin në Njësinë Admnistrative Levan Fier, ankohen në “Stop” për vjedhjen e shtëpive dhe lopëve gjatë mesit të muajit maj. Ata thonë, se kanë bërë denoncime, por asgjë nuk është zgjidhur. Në këto kushte, detyrohen të bëjnë rojë në shtëpitë e tyre, apo të flenë me rradhë. Disa nga banorët thonë, se janë detyruar t’i shesin lopët “për 5 aspra”, vetëm, që të mos bien pre e vjedhjeve. Gazetarja iu drejtua të plotfuqishmit të zonës, i cili u cua nga kafja e ia mbathi vrapit.Nga ana tjetër,zëdhënsëja e policisë së Fierit dhe shefi i krimeve thonë, se i kanë marrë masat dhe po presin të kapin autorët…?!

Letrat e Rames per Bashen, cfare mendojnë qytetaret?

Disa fëmijë kërcejnë të frymëzuar nga “fllonxat” e “Stop”.Opozita ka shtyrë për të dielën e 2 qershorit protestën e paralajmëruar për të sot, për shkak të festës fetare dhe festës së fëmijëve. Mazhoranca ka shtyrë për nesër hapjen e fushatës, për shkak të protestës së opozitës.Rama i ka shkruar disa letra Bashës në thelb, të të cilave është motoja: kur do flasim, po unë nuk iki! Pikërisht për këto letra të njëanshme të kryeministrit, Renaldo u është drejtuar qytetarëve, për të marrë mendimin e tyrë, se cfarë duhet të bëjë Rama për ta bindur rivalin politik.

Pak kohë më parë emisioni “Stop” ishte në Orikum të Vlorës, ngaku solli rastin e të moshuarit Selim Hodo. Ky i fundit, shkoi në gjendjen civile, për të aplikuar për kartën e re të identitetit, por mësoi, se zyrtarisht ishte i vdekur. Me ndërhyrjen e emisionit “Stop”, për Selimin u zgjidh problemi, dhe gazetarja rikthehet në Orikum, për ta pajisur atë me kartë identiteti.Selim Hodo i gëzohet dokumentit të ri, edhe pse për disa caste “për pak e humbi” sërish, duke e ngatërruar nëpër xhepa.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *