STOP-EMISIONI 173(SEZONI 7) 3 Maj 2022-Lushnje/ Konkuron per police burgu, shefi i krimeve i kerkon femra.

Denoncimi i rradhës na con në Lushnje. Një nënë e divorcuar dhe me një vajzë, certifikohet për police burgu dhe jep dorëheqjen nga puna, që bënte si police bashkiake në qytetin e Lushnjes.Shefi i Krimeve në Komisariatin e Divjakës, sipas procedurës, ka dërguar informacion negativ tek burgjet për kandidaten. Në fakt, dënimi i vëllait të kandidates për trafik klandestinësh, e ka penalizuar njëherë atë, kur kërkoi të bëhej police shteti.Ndaj në këtë rast, gruaja para se të regjistrohej në konkursin ku dhe u certifikua, u konsultua dhe iu tha, se nuk i prishte punë rasti i të vëllait.Në këtë rast shefi i krimeve në Divjakë i ka dërguar mesazhe kandidates, duke i kërkuar t’i gjente ndonjë femër, ose të bëhej e dashura e tij. Në këtë mënyrë do të ketë në dorë përgjigjen pozitive për vendin e punës, për të cilin ka konkuruar.Gruaja i thotë, se mesazhet e tij i ka ruajtur dhe do t’i cojë në emisionin “Stop”.Në këtë moment shefi i premton, se do të zgjidhë cdo gjë të hënën.Por të hënën ai pretendon, se ishte i sëmurë.

Sot është dita e lirisë së shtypit, por Shqipëria ka humbur 20 vende në klasifikimin e renditjes së lirisë së mediat nga “Gazetarët pa kufij”.Në ditën e 1 majit ne pyetëm qytetarët, nëse është festë apo protestë.Si e kuptojnë qyetetarët shprehjen “kalë pune”?A janë ata të gatshëm të punojnë, duke pastruar qytetin psh? Parlamenti shqiptar u mblodh sot në një seancë të posacme për një mesazh të drejtpërdrejtë të presidentit ukrainas Zelenski. Ky i fundit kërkoi, që Shqipëria të kufizojë hyrjen në Shqipëri të turistëve dhe anijeve ruse, pasi mes tyre, mund të ketë edhe vrasës dhe autorë të masakrave në Ukrainë.

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi një problem për ujin në pijshëm në Tropojë.Shoqëria “Evi Construction dhe Evi Mineral Invest” që prej vitit 2014 kishin marrë një leje minerare, për të shfrytëzuar krom në fshatin Zogaj të Tropojës.Banorë të lagjes Mjekërbardhë të këtij fshati, pas shumë ankesave nëpër institucione, trokitën në “stop” , duke kërkuar, që kjo firmë të largohej prej burimit të ujit të pijshëm si dhe nga tokat e tyre.Ata thanë, se kjo firmë me administrator z. Admir Demiri, ka tejkaluar koordinatat dhe ka dëmtuar burimin e ujit të pijshëm.Konflikti u përshkallëzua edhe në kërcënime.Pas transmetimit tonë, Agjencia Kombtare e Mjedisit, pa gjendjen nga afër dhe doli në konkluzionin, se subjekti në fjalë është në shkelje. Ky subjekt u ndëshkua me 500 000 lekë gjobë dhe është kërkuar pezullim i aktivitetit, duke i lënë detyrë të rikthejë mjedisin në gjendjen e mëparshme. Megjithatë banorët tregojnë, se subjekti vazhdon akoma të shpërthejë mjedisin me lëndë plasëse.

Të Fundit