Stop -EMISIONI 173 (SEZONI 5)29 Prill 2020-Sarande/ Bien akuzat abuzive, drejtesi per punonjesin e portit Mejdani!

Një vit më parë emisioni Stop transmetoi një problem nga Saranda.Në 10 shtator 2015, në këtë qytet u regjistrua një fenomen i rrallë natyror, me një erë me shpejtësi 140-150 km/orë.Nga moti i keq, në Portin e mallrave të Limjonit, ra vinci i madh, që dëmtoi dy peshkarexha.Prokuroria e Sarandës nisi hetimet dhe prokurori i cështjes, Sali Hasa, pushoi cështjen me motivin e pasojave të motit.Por cështja u rihap dhe i njejti prokuror, Sali Hasa, “zhduku” fenomenin natyror dhe e drejtoi akuzën mbi manovratorin e vincit, Elez Mejdani.Nga ana tjetër nga Porti u konfirmua, se Elezi nuk ka qenë në punë atë ditë.Gazetari i Stop takoi prokurorin Sali Hasa, i cili duket, se është kapur nga pala e dëmtuar dhe vendimi absurd i gjyqtares Nevrie Duka.Po sot, pas edhe ngritjes së zërit nga ana e emisionit Stop, drejtësia është vënë në vend për Elez Mejdanin dhe familjen e tij, pasi gjykata e ka zhveshur nga akuzat e bëra nga prokurori Sali Hasa. Pra gjithë provat e faktet e publikuara në “stop” rezultuan në të vërteta dhe vendmimtare për Mejdanin dhe drejtësinë.

Spanja po mendon, sesi të hapë baret dhe restorantet dhe janë menduar disa kabina pecikllasi, që jo vetëm do të ndajnë klientët nga njëri-tjetri, por edhe vetë partnerët do të kenë një xham ndarës në mes.Ministrja e arsimit Besa Shahini njoftoi, se viti shkollor do të vazhdojë online deri në fund. Si arritje ajo përmendi, se janë prodhuar 1.2 milionë minuta video selfie nga mësuesit me shpjegime e përgjigje për nxënësit.Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka propozuar uljen e pagave dhe pensioneve, si një mënyrë për t’ia dalë krizës së pandemisë së koronavirusit.

Në janar 2020 u hap tenderi për shërbime në Terminalin e Rinasit.TIA ftoi subjektet në sektorët e bar-kafeve, restoranteve dhe dyqaneve të suvenirëve, të shprehnin interesin.Subjetet duhet të ishin të regjistruar me Nipt dhe të kishin eksperiencë të paktën 4 vjecare në fushën, ku do të konkuronin.

Por në datën 27 janar, kur subjetet do të dorëzonin dokumentet, u shtua edhe kontrata konfidenciale, që ato duhet të firmosnin me TIA-n. Si pasojë e këtyre manovrave, Agrofarm me aktivitet në bujqësi u kualfikua për shërbimin bar-kafe. Ndërsa Mulliri i Vjetër, i njohur për aktivitet tregtimi kafeje, u kualifikua për shitje suveniresh.Emisioni Stop ka siguruar një dokument zyrtar të një ankese kolektive, që disa kompani prestigjoze në botë kanë bërë për mënyrën e zhvillimit të tenderit dhe shpalljes së fituesve nga ana e TIA-s.

Të Fundit