Stop -EMISIONI 168 (SEZONI 4) 24 prill 2019- Korcë, dy ekspertizat e gabuara i kushtojnë pronën qytetarit.

Agim Mezini, nga Korca, i është drejtuar emisionit “Stop” për një cështje pronësie.Bëhet fjalë për një banesë të vjetër të shtetasit Fuat Merdani, që ndodhet te pazari i vjetër e që i ka kaluar 4 trashëgimtarëve të tij. Prona në fjalë pretendohet edhe nga një kushëri i fisit Merdani, që ia shet Engjëll Haxhiut.Ky i fundit, me ta blerë, hodhi katin e dytë, mbi godinën 54 metra katrorë.Por gjyqi u fitua nga Agim Mezini dhe Policia Ndërtimore prishi ndërtimin pa leje.Kur 4 trashëgimtarët donin të bënin përpjestimin e pasurisë, eksperti Vasil Xhoga, ndërtesën e dikurshme e cilësoi truall, dhe jo objekt sic figuron edhe ne Hipotekë. Ndërsa vendodhjen na e quajti periferi, edhe pse ajo ndodhet në qendër të Korcës.Ekspertiza e parë përfundoi në prokurori e gjykata dhe dy ekspertët e tjerë, Robert Papa dhe Brunilda Treska, eksperti i parë, e njohin ndërtesën, edhe vendodhjen e saktë.Po këta të fundit u shprehën, se ndërtimi është pa leje.Me kamera të fshehtë, eksperti i parë, pranon gabimin dhe thotë, që duhet ta zgjidhë prokuroria. Po kështu dy ekspertët e tjerë, pohojnë, se ndërtesa është me hipotekë, por cështje do t’i lihet kohës…?!

Binjaket shqiptare ngrenë në këmbë Italinë/ Patozi si Ronaldo.


Dy binjake shqiptare, Ina dhe Serena Sinani, kanë marrë pjesë në spektaklin “Voice of Italy”, duke ngritur jurinë në këmbë, pas përformancës së tyre me këngën rep “Shumë pis”.Nesër mblidhet parlamenti në seancë plenare, ndërsa opozita ka menduar një tjetër formë proteste. Pasdite do të bllokohen për një orë, disa nga akset kryesore në vend, në Tiranë, Durrës,Elbasan, Fier e Milot.Astrit Patozi, pasi regjistroi partinë e re “Bindja Demokratike” tha, se ndjehet, si Ronaldo kur shkoi te Juventusi, pas një periudhe të gjatë, si lojtar i Madridit.

Fier, Dar Fier ul në detyrë me shkelje, drejtoreshën e shkollës.

Silvana Seitaj, nga Fieri, i është drejtuar emisionit “Stop” për të denoncuar drejtoreshën e DAR Fier, që sipas saj, e ka ulur në detyrë pas 3 vjetësh në drejtimin e shkollës “Feride Begaj”në Gorishov. Pas disa situatave konfliktuale mes të dyjave, në periudhën tetor-nëntor 2018, më 10 janar 2019, erdhi ulja e pozicionit, duke i hequr vulën dhe duke e kaluar mësuese të gjuhë- letërsisë, në të njejtën shkollë.Në Dar Fier askush nuk jep shpjegime, ndërsa eksperti i arsimit, Ndricim Mehmeti, shpjegon shkeljet në këtë vendim.

Të Fundit